Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

VELLKOVSKI NË “MEET THE SUPERSCHOOLS”: PËRMES ARSIMIT DHE BASHKËPUNIMIT RAJONAL KRIJOJMË MUNDËSI TË REJA PËR TË RINJTË

VELLKOVSKI NË “MEET THE SUPERSCHOOLS”: PËRMES ARSIMIT DHE BASHKËPUNIMIT RAJONAL KRIJOJMË MUNDËSI TË REJA PËR TË RINJTË

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Gjoko Vellkovski, sot ishte pjesëmarrës në ngjarjen “Meet the Superschools”, organizuar nga Zyra Rajonale e RYCO-s në Maqedoninë e Veriut, në “Europe House” në Shkup.

Ngjarja shënoi fillimin e zbatimit të ideve projektuese të përzgjedhura në kuadër të thirrjes së pestë të hapur të programit për shkëmbimin shkollor “Superschools”, qëllimi i së cilit është nxitja e bashkëpunimit rajonal, shkëmbimit të përvojave dhe lidhjeve ndërmjet të rinjve nga Ballkani Perëndimor.

Në fjalimin e tij, ministri Vellkovski theksoi rëndësinë e programit të krijimit të miqësive, mirëkuptimit të ndërsjellë, si dhe respektimit të dallimeve.

“Të rinjtë duhet të jenë në qendër të politikave tona dhe të angazhimeve institucionale. Ata nuk janë vetëm e ardhmja, por sot janë edhe pjesë aktive dhe e rëndësishme e shoqërisë. Detyrimi ynë është të krijojmë kushte, në të cilat çdo i ri do të ketë mundësi t'i zhvillojë potencialet e tij, të marrë pjesë në proceset shoqërore dhe të ndërtojë të ardhmen e vet në mjedisin, i cili ofron mundësi të barabarta, siguri dhe perspective” - tha Vellkovski.

Ai potencoi se përmes katër thirrjeve të hapura të programit janë planifikuar 330 shkëmbime, në të cilat do të përfshihen rreth 3.960 të rinj, gjë që përfaqëson investim të rëndësishëm në bashkëpunimin rajonal dhe gjeneratat e reja.

Ministri konfirmoi përkushtimin e Ministrisë në avancimin e politikave rinore dhe partneritetin me RYCO-n, duke theksuar se po vijojnë edhe aktivitete konkrete për përmirësimin e qasjes së të rinjve në informacione dhe mundësi.

Në ciklin e ri të programit marrin pjesë dhjetë shkolla të mesme nga Maqedonia e Veriut, mësimdhënësit dhe drejtorët e të cilave do të punojnë në realizimin e ideve të projekteve përmes bashkëpunimit dhe shkëmbimit ndërmjet shkollave.

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, mbetet e përkushtuar në krijimin e politikave dhe të iniciativave, të cilat do të mundësojnë pjesëmarrje më të madhe të të rinjve, zhvillim të potencialeve të tyre dhe krijim të perspektivave më të mira në vend dhe në rajon.

Accessibility Menu