Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Hapet objekti i ri i kopshtit për fëmijë "Llavçe" në Inxhikovë, vende të reja për 50 fëmijë

Hapet objekti i ri i kopshtit për fëmijë "Llavçe" në Inxhikovë, vende të reja për 50 fëmijë

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Gjoko Vellkovski, së bashku me kryetarin e Qeverisë, prof. dr. Hristijan Mickoski, dhe kryetarin e Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski, hapën objektin e ri të kopshtit për fëmijë "Llavçe" në lagjen Inxhikovë.

Me hapjen e objektit të ri sigurohen kapacitete shtesë për përkujdesjen e 50 fëmijëve të moshës parashkollore, me çka krijohen kushte më të mira për përkujdesjen, edukimin dhe zhvillimin e tyre të hershëm të shëndetshëm.

Zgjerimi i kapaciteteve në arsimin parashkollor do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme. Së shpejti pritet hapja e objektit tjetër të ri të ri ndërmjet lagjeve Maxhari dhe Keramidnicë, ndërkaq, në periudhën vijuese është planifikuar vendosja e gurthemelit të kopshtit të ri për fëmijë në lagjen e Singjeliqit - Komuna e Gazi Babës.

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, mbetet e përkushtuar në avancimin e sistemit të edukimit dhe arsimit parashkollor, përmes ndërtimit të kopshteve të reja për fëmijë, zgjerimit të kapaciteteve ekzistuese dhe krijimit të kushteve për përfshirjen e numrit më të madh të fëmijëve në sistemin e arsimit parashkollor.

Përgjatë dy viteve të fundit janë siguruar vende të reja për 1.600 fëmijë në kopshtet e fëmijëve në mbarë vendin. Ky trend vazhdon me dinamikë të fuqizuar, përkushtim dhe përgjegjësi, me qëllim të sigurimit të shërbimeve të qasshme dhe cilësore të përkujdesjes së më të vegjëlve.

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, në partneritet me njësitë e vetëqeverisjes lokale, vazhdon me realizimin e aktiviteteve të hapjes së kapaciteteve të reja për përkujdesjen e fëmijëve në të gjitha komunat e vendit.

Accessibility Menu