Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Gjoko Vellkovski, realizoi takim me ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Özlem Canel.
Në takim u shkëmbyen mendime për bashkëpunimin e deritanishëm, si dhe për mundësitë e thellimit dhe avancimit të tij në fushat që janë në kompetencë të Ministrisë.
Vëmendje e posaçme iu kushtua edhe të rinjve, rolit të tyre në shoqëri, si dhe mundësive për krijimin e iniciativave dhe politikave të reja, të cilat do të kontribuojnë në zhvillimin e tyre, në pjesëmarrjen aktive, si dhe në krijimin e perspektivave më të mira.
Të dyja palët konfirmuan gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të partneritetit dhe veprimin e përbashkët në drejtim të avancimit të politikës sociale, të proceseve demografike dhe të politikave rinore.