Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së, në shtator 2024, lançoi Programin e Mentorimit “Gratë për Gratë” për të inkurajuar zhvillimin profesional dhe lidershipin e grave në sektorin publik, i destinuar për gratë në me marrëdhënie të rregullta pune në ministri. Programi i mentorimit synon të rrisë mundësitë për zhvillim personal dhe profesional të grave të punësuara në sektorin publik duke krijuar një koncept të mbështetjes dhe fuqizimit të ndërsjellë, duke ndarë njohuritë dhe përvojat, si dhe duke forcuar solidaritetin dhe rrjetëzimin ndërmjet grave.
Programi i mentorimit u realizua në Qendrën e Burimeve për Politikëbërje dhe Buxhetim të Përgjegjshëm Gjinor, ku u mbajtën dy trajnime për mentorë dhe dy trajnime për mentore, dhe u realizua në dy cikle. Programi i mentorimit synon të jetë pjesë integrale e moduleve për trajnime në ministri me qëllim sigurimin e qëndrueshmërisë së programit.
Më 24 nëntor u mbajt eventi përfundimtar përmbyllës dhe vlerësimi i Programit të Mentorimit, në të cilin iu ndanë certifikata pjesëmarrësve në program.