Sekretari Shtetëror i Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Sabriu, mori pjesë në panel-diskutimin kushtuar zhvillimit të punës së të rinjve dhe të standardeve evropiane në krijimin e politikave rinore, organizuar nga Agjencia Erasmus+, me pjesëmarrjen e organizatave nga e gjithë Evropa.
Në fjalimin e tij, ai theksoi përgjegjësinë e madhe, por edhe nderin e të punuarit për të rinjtë – si e tashme, e cila e formëson vendin tonë. Po ashtu, tha se vizioni i Ministrisë është i qartë: më shumë qendra rinore, organizata më të fuqishme rinore, punëtori profesionale të të rinjve, si dhe përfshirje e vërtetë e të rinjve në vendimmarrje.
Evropa është partneri dhe udhërrëfyesi ynë – përmes Strategjisë së BE-së për të Rinjtë, Agjendës Evropiane për Punën e të Rinjve dhe të programeve të tilla si “Erasmus+” dhe “Korpusi Evropian i Solidaritetit”, po hapen mundësi të reja për mësim, shkëmbim dhe zhvillim. Këto korniza na ndihmojnë të ndërtojmë politika kombëtare mbi standardet më të mira evropiane.
“Vizioni im është i thjeshtë, por i fuqishëm: të krijojmë vend, në të cilin të rinjtë nuk kërkojnë mundësi - por shteti u ofron mundësi të hapura. Vend që u beson atyre, investon në ta dhe rritet bashkërisht me ta. Kjo është fryma e udhërrëfyesit evropian dhe kjo është rruga përgjatë së cilës unë do ta udhëheq politikën rinore në Maqedoninë e Veriut”- theksoi Sabriu.