Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Takimi Vellkovski–Le Rigoler: Thellimi i bashkëpunimit në fushën e politikës sociale dhe të rinjve

Takimi Vellkovski–Le Rigoler: Thellimi i bashkëpunimit në fushën e politikës sociale dhe të rinjve

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Gjoko Vellkovski, zhvilloi takim protokollar me ambasadorin e Republikës së Francës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Christophe Le Rigoler.

Gjatë takimit u konfirmua angazhimi për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, e që përfshijnë fushat nën kompetencë të Ministrisë dhe që janë me interes të përbashkët për të dyja shtetet.

Bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh, si dhe për shkëmbimin e përvojave dhe të praktikave të mira.

Në këtë drejtim, u diskutua për mundësitë e rinovimit të bashkëpunimit institucional me institucionet përkatëse franceze, përfshirë edhe përmes vendosjes së kornizës formale për bashkëpunim dhe realizim të projekteve të përbashkëta.

Në takim u hap edhe çështja e avancimit të bashkëpunimit në fushën e sigurimeve sociale, me qëllim krijimin e mundësive shtesë për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve dhe lehtësimin e realizimit të të drejtave të tyre në të dyja vendet.

U diskutua edhe për shkëmbimin e përvojave në fushën e dhunës në familje dhe mbështetjen e të rinjve.

Ministri Vellkovski dhe ambasadori Le Rigoler u pajtuan se ekziston hapësirë për thellimin e partneritetit përmes iniciativave dhe projekteve konkrete, në frymën e marrëdhënieve miqësore ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Francës dhe angazhimit të përbashkët për një të ardhme evropiane, kohezion social dhe një jetë më të mirë për qytetarët.

Accessibility Menu