Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Takim Limani-Sala: Vazhdojmë të ndërtojmë partneritete që sjellin përfitime reale për qytetarët

Takim Limani-Sala: Vazhdojmë të ndërtojmë partneritete që sjellin përfitime reale për qytetarët

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani, zhvilloi takim bilateral me Ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale të Republikës së Shqipërisë, Evis Sala.

Në takim u diskutua thellimi i bashkëpunimit në fushën e politikave sociale dhe mbrojtja e kategorive të cenueshme të qytetarëve. U shkëmbyen përvoja mbi reformat e mbrojtjes sociale, me theks të veçantë në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve, mbështetjen për fëmijët, personat me aftësi të kufizuara dhe familjet në rrezik, si dhe procesin e deinstitucionalizimit - në të cilin Maqedonia e Veriut tashmë ka arritur përparim të konsiderueshëm.

Në takim u diskutua gjithashtu përforcimi i sistemeve të mbrojtjes së fëmijëve, investimet në zhvillimin e fëmijërisë së hershme, si dhe përpjekjet e përbashkëta në luftën kundër dhunës ndaj grave dhe avancimin e barazisë gjinore.

Fokus i veçantë iu kushtua digjitalizimit të shërbimeve sociale, si dhe sfidave dhe mundësive në krijimin e politikave efektive demografike dhe rinore.

Palët shprehën gatishmëri të ndërsjellë për të çuar përpara bashkëpunimin dypalësh, duke përfshirë organizimin e takimeve teknike dhe mundësinë e nënshkrimit të një Memorandumi Mirëkuptimi.

Mesazhet e përbashkëta kishin për qëllim vazhdimin e ndërtimit të partneriteteve që sjellin përfitime reale për qytetarët.

Accessibility Menu