Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Mbledhja e komitetit ministror me rastin e mbajtjes së konferencës Rajonale ministror në Shkup

Mbledhja e komitetit ministror me rastin e mbajtjes së konferencës Rajonale ministror në Shkup

Në prag të Konferencës Rajonale Ministror "Udhëheqja e ndryshimeve: Shtigje të orientuara drejt njerëzve për qëndrueshmëri demografike" – e organizuar nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë e Maqedonisë së Veriut dhe UNFPA, nën patronazhin e Kryeministrit Hristijan Mickoski – u mbajt mbledhja e komitetit ministror të formuar për këtë qëllim. Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të Qeverisë, ministrive, si dhe përfaqësues të OKB-së dhe UNFPA-së, për të diskutuar organizimin e konferencës që do të mbahet në Shkup më 7 dhe 8 maj 2026.

Konferenca do të bashkojë ministrat, përfaqësues të tjerë të lartë qeveritarë dhe ekspertë ndërkombëtarë nga më shumë se 30 vende, me qëllim diskutimin e strategjive për përballjen me transformimet e thella demografike që po riformësojnë rajonin e gjerë të Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore.

Kjo konferencë shërben si një forum kyç për politikëbërësit që të kalojnë nga shqetësimi demografik drejt qëndrueshmërisë demografike – përmes zhvillimit të politikave gjithëpërfshirëse të bazuara në të drejtat e njeriut dhe në fakte, të cilat fuqizojnë individët dhe mbështesin shoqëritë gjatë këtyre tranzicioneve.

Politikëbërësit do të diskutojnë mbi kornizën e nevojshme politike për ndërtimin e shoqërive dhe ekonomive të forta, gjithëpërfshirëse dhe rezistente, të cilat do të jenë në gjendje të kuptojnë dhe parashikojnë ndryshimet e popullsisë, t'u përshtaten realiteteve të reja dhe të shfrytëzojnë burimin e tyre më të madh – njerëzit.

Accessibility Menu