Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Me ndryshime ligjore – drejt një sistemi më të fortë, të drejta dhe shërbime më efikase për të gjithë

Ministria e Politikës Sociale, e Demografisë dhe e të Rinjve Ministria e Politikës Sociale, e Demografisë dhe e të Rinjve

Me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit të Regjistrit të Sigurimit Social të Detyrueshëm dhe Ligjit të Sistemit të Vlerësimit të Personave me Aftësi Ndryshe, në kompetencë të Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, përforcohet efikasiteti gjatë ushtrimit të të drejtave dhe të detyrimeve që rrjedhin nga sigurimi social i detyrueshëm, si dhe ato nga sistemi i vlerësimit të personave me aftësi ndryshe, në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Qëllimi i ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit të Regjistrit të Sigurimit Social të Detyrueshëm është në drejtim të përmirësimit dhe të avancimit të sistemit të ri të regjistrimit të të siguruarve në sigurimin social të detyrueshëm, përmes konkretizimit dhe të sqarimit të dispozitave ligjore të ligjit.

Me ndryshimet e bëra specifikohet se regjistrimi (regjistrimi, ndryshimi dhe çregjistrimi) në sistemin e sigurimit social të detyrueshëm, përgjegjësi për përllogaritjen dhe pagesën e kontributeve të sigurimit social të detyrueshëm, përveç agjentëve të autorizuar të regjistrimit (avokatëve, kontabilistëve ose kontabilistëve të certifikuar), mund ta kryejë vetë në cilësinë e agjentit të regjistrimit. Rregullohen dispozitat, me të cilat rregullohet përditësimi i të dhënave në rastet kur ka mospërputhje ndërmjet të dhënave të përfshira në Regjistrin e Sigurimit Social të Detyrueshëm dhe të dhënave të institucioneve të tjera që janë burimi i këtyre të dhënave dhe anasjelltas, me ç’rast  lejohet  që vetëm institucioni, i cili është burimi i të dhënave të mund të bëjë ndryshime të të dhënave të tij, ndërsa institucionet e tjera i përditësojnë ato të dhëna në evidencat e tyre. I siguruari ka të drejtë të njoftohet për çdo ndryshim të bërë në të dhënat e tij/saj në Regjistrin e Sigurimit Social të Detyrueshëm, si dhe do të mund t’i raportojë të  gjitha të dhënat e pasakta në Drejtorinë për Mbajtjen e Regjistrit, të cilat do të shënohen pas inspektimit ose marrjes së konfirmimit të të dhënave nga Regjistri i Sigurimit Social të Detyrueshëm. Rregullohet se në cilat raste dhe në çfarë afati mund të bëhet ndryshimi i të dhënave të raportuara, si dhe cilat gabime do të konsiderohen si gabime teknike në regjistrim. Në përputhje të ndryshimeve ligjore, përforcohet mbikëqyrja inspektuese, të cilën do ta kryejë Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Inspektorati Shtetëror Administrativ, nga këndvështrimi dhe në kuadër të kompetencave të tyre.

Në raport të Ligjit të Sistemit të Vlerësimit të Personave me Aftësi Ndryshe, të miratuar në vitin 2023, për herë të parë, çështjet e ndërlidhura me kryerjen e vlerësimit për të përcaktuar funksionalitetin te personat me aftësi ndryshe janë rregulluar në mënyrë sistemike, me vendosje të themeleve për një organizim (përgatitje dhe zbatim) të thjeshtë, efikas dhe ekonomik të vlerësimeve të personave me aftësi ndryshe.

Qëllimi i miratimit të ndryshimit të ligjit dhe zbatimit të tij është arritja e qëllimeve të mëposhtme:
- krijimi dhe funksionimi më i shpejtë i sistemit të vlerësimit përmes ruajtjes së strukturës aktuale institucionale në vlerësimet e kategorive të caktuara të personave me aftësi ndryshe;

- kryerja e vlerësimit të aftësisë ndryshe në bazë të metodologjisë kombëtare, të cilën do ta propozojnë dy ministri resoriale dhe do të miratojë Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut,  dhe e cila bazohet në dokumente ndërkombëtare në këtë fushë dhe do të përfshijë aspekte të ndryshme;

- sigurimi i qasshmërisë në proceset e licencimit të personave profesionalë dhe certifikimit të trajnerëve për personat me aftësi ndryshe, dhe

- rritja e numrit të personave profesionalë, të cilët kryejnë vlerësime duke u mundësuar personave që kanë kryer trajnime profesionale dhe i janë nënshtruar provimit të organizuar nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, para fillimit të zbatimit të ligjit, që të marrin licencë  për persona profesionalë me fuqi të ligjit, si dhe duke u mundësuar të trajnuarve të kryejnë vlerësime të aftësisë ndryshe.

Me ndryshimet ligjore përforcohet kuadri institucional dhe ofrohet sistem më efikas dhe më i drejtë për të gjithë qytetarët.

Linku për dokumente:

https://portal.mdt.gov.mk/post-body-files/zakoni-mstp-file-n7z6.pdf

https://portal.mdt.gov.mk/post-body-files/zakoni-mstp-file-jq34.pdf

Accessibility Menu