Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

U mbajt Komiteti i Tretë Drejtues i projektit “Mbështetje për sistemin e sigurimit të cilësisë në shërbimet sociale”

U mbajt Komiteti i Tretë Drejtues i projektit “Mbështetje për sistemin e sigurimit të cilësisë në shërbimet sociale”

Në kuadër të Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, përmes projektit “Mbështetje për sistemin e sigurimit të cilësisë në shërbimet sociale”, u mbajt Komiteti i Tretë Drejtues i projektit.

Në mbledhje morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, ekipi i projektit, si dhe përfaqësues të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, UNICEF-it, Bankës Botërore, Ministrisë së Shëndetësisë, ZELS-it, Qendrës për Punë Sociale të Qytetit të Shkupit dhe përfaqësues të sektorit civil.

Gjatë takimit, ekipi i projektit prezantoi aktivitetet e realizuara dhe rezultatet e arritura gjatë vitit 2025, pas së cilës u zhvillua një diskutim konstruktiv mbi planin e punës për gjashtë muajt e ardhshëm. Anëtarët e Komitetit Drejtues dhanë vlerësime mbi Raportin e dytë kohor, me fokus të veçantë në relevancën e aktiviteteve, përputhshmërinë e tyre me objektivat e projektit dhe kornizën e paraparë kohore.

Të gjitha palët e përfshira riafirmuan përkushtimin e tyre të përbashkët për avancimin e mëtejshëm të sistemit për sigurimin e shërbimeve sociale cilësore, të qasshme dhe të qëndrueshme për të gjithë përfituesit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Accessibility Menu