Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Grupi Sektorial i Punës në fushat e arsimit, të punësimit dhe të politikës sociale mbajti mbledhjen e tetëmbëdhjetë plenare

Grupi Sektorial i Punës në fushat e arsimit, të punësimit dhe të politikës sociale mbajti mbledhjen e tetëmbëdhjetë plenare

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani, sot mori pjesë në mbledhjen e tetëmbëdhjetë plenare të Grupit Sektorial të Punës në fushat e arsimit, të punësimit dhe të politikës sociale. Në takim morën pjesë edhe ministrat resorialë të arsimit dhe  të shkencës, Vesna Janevska, dhe të ekonomisë dhe punës, Besar Durmishi, Sekretari Shtetëror I Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Sabriu, përfaqësues të Delegacionit të Bashkimit Evropian, të UNICEF-it, të Ambasadës së Zvicrës, si dhe përfaqësues të institucioneve.

Në fjalimin e tij para të pranishmëve, ministri Limani theksoi përkushtimin e përbashkët ndaj reformave në fushën e punësimit, arsimit dhe politikës sociale, si investim kyç për standard më të mirë jetese të qytetarëve.
“Ndryshimet demografike mbeten sfidë serioze, për ç’shkak, Ministria është në fazën përfundimtare të përgatitjes së masave për revitalizimin demografik 2026–2046, të orientuara drejt mbështetjes së familjeve dhe të përmirësimit të cilësisë së jetës” - tha Limani.

Ai u ndal edhe te masat e përforcimit të mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve përmes rritjes së një pjese të kompensimeve për fëmijët, vendosjes së shtesës universale për fëmijë, investimeve në zhvillimin e hershëm të fëmijëve, zgjerimit të kapaciteteve të kopshteve dhe mbështetjes për fëmijët me aftësi të kufizuara.

“Për përmirësimin e qasjes në shërbimet sociale, sot funksionojnë 165 ofrues të licencuar të shërbimeve për më shumë se 7.600 përfitues”- informoi Limani.

Ministri, gjithashtu, theksoi angazhimin për vazhdimin e zbatimit të Strategjisë për Përfshirjen e Romëve 2022–2030 dhe përgatitjen e Ligjit të Strehimit Social, me qëllim sigurimin e mbështetjes më të madhe për kategoritë e cenueshme të qytetarëve. Më pas foli edhe për rritjen e vazhdueshme të pensioneve dhe përgatitjen e reformave për siguri më të madhe të sistemit pensional.

Në pjesën e politikave rinore, ai përmendi përgatitjen e Planit të ri të Veprimit 2026–2027 për mbështetjen e të rinjve në arsim, punësim dhe pjesëmarrje në vendimmarrje, si dhe mundësinë për vendosjen e Kartës Evropiane Rinore.

Limani theksoi se barazia gjinore mbetet prioritet i Ministrisë, përmes masave për përfshirje më të madhe ekonomike të grave dhe përgatitjes së Strategjisë Kombëtare për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna me Bazë Gjinore dhe Dhuna në Familje 2026–2033.

“Qëllimi ynë i përbashkët është të ndërtojmë system, i cili siguron siguri, mundësi dhe standard më të mirë jetese për çdo qytetar. Vetëm përmes partneritetit, koordinimit dhe përkushtimit të përbashkët mund të arrijmë rezultate të qëndrueshme”- përfundoi Limani.

Accessibility Menu