Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Po përshpejtohet transformimi i tre institucioneve të mbrojtjes sociale - po bëhen qendra moderne për shërbime sociale në komunitet

Po përshpejtohet transformimi i tre institucioneve të mbrojtjes sociale - po bëhen qendra moderne për shërbime sociale në komunitet

Sekretari Shtetëror i Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve - Fatmir Sabriu, Shefja e Kabinetit- Flutra Kalisi, si dhe përfaqësues të Ministrisë, të institucioneve të mbrojtjes sociale dhe të ekipit projektues, të cilët punojnë në projektin “Aktivitetet Përgatitore të Transformimit të Institucioneve Publike për Ofrimin e Shërbimeve Sociale në Komunitet”, i financuar nga Bashkimi Evropian, zhvilluan takim pune lidhur me zbatimin e të njëjtit. Takimi i punës kishte për qëllim prezantimin e shërbimeve sociale në kontekstin e reformave dhe të procesit të deinstitucionalizimit të tre institucioneve publike për mbrojtje sociale: “25 Maji” në Shkup, “Enti Special” në Demir Kapi, si dhe Enti për Mbrojtje dhe Rehabilitim – “Banja Bansko”.

Në përputhje të Strategjisë Kombëtare të Deinstitucionalizimit “Timjanik” 2018–2027, prioriteti dhe fokusi i Ministrisë është procesi i kalimit nga një model tradicional në institucione të mëdha rezidenciale, me mbështetjen e BE-së, këto tre institucione të mbrojtjes sociale do të rriten në qendra moderne që do të ofrojnë shërbime sociale në komunitet, në përputhje të nevojave të individit, të familjes dhe të komunitetit.

Njëheras, krahas analizës së zbatuar dhe përkufizimit të shërbimeve sociale, në kuadër të këtij Projekti, si fazë pasuese, është planifikuar të përpilohet dokumentacioni projektues për intervenime arkitektonike, ndërtimore dhe teknike, me të cilat do të mundësohet përshtatja e objekteve të tre institucioneve të mbrojtjes sociale për ofrimin e shërbimeve sociale.

Lidhur me transformimin e Institucionit Publik Enti për Mbrojtje dhe Rehabilitim “Banja Bansko” – Strumicë, dhe transformimin e tij në Qendër Rajonale për Rehabilitim dhe Mbështetje, planifikohet të krijohen katër shërbime kryesore sociale që ofrojnë mbështetje gjithëpërfshirëse për personat me aftësi ndryshe dhe për familjet e tyre. Shërbimi i rehabilitimit dhe i riintegrimit duhet të ofrojë rehabilitim mjekësor, psikosocial dhe profesional përmes ekipit shumëdisiplinar, ndërsa, qëndrimi ditor do të ofrojë përkujdesje, edukim dhe aktivitete profesionale për fëmijë dhe për të rritur. Shërbimi për zëvendësim të kujdesit familjar përkohësisht do të ofrojë kujdes dhe pushim për familjet që kujdesen për personat që kanë nevojë të kujdesit të vazhdueshëm. Tutje, është planifikuar të zhvillohen edhe shërbime të jetesës me mbështetje.

Me transformimin e IP Enti Special “Demir Kapija” në Qendër për Mbështetje, Kujdes dhe Integrim, propozohet krijimi i një pakete të integruar shërbimesh sociale që ofrojnë kujdes të vazhdueshëm për personat me aftësi ndryshe dhe për të moshuarit në institucion. Qëndrimi ditor do të ofrojë aktivitete përkujdesjeje, edukative dhe terapeutike, ndërsa jetesa me mbështetje për të moshuarit, ose kujdesi social jashtëfamiljar, do të funksionojë në njësi të vogla familjare, për inkurajim të autonomisë dhe të plakjes dinjitoze. Për më tepër, parashikohet një qendër ditore për plakjen aktive dhe një shërbim për zëvendësim të kujdesit familjar, të cilat do të parandalojnë izolimin social dhe do të mundësojnë drejtpërdrejt mbështetje për anëtarët e familjes dhe për ofruesit e tjerë të shërbimeve në realizimin e nevojave të tyre personale dhe profesionale. Rehabilitimi profesional, i cili do të përfshinte edhe aktivitete ekonomike, do të kontribuojë në zhvillimin e aftësive të punës dhe atyre sociale, duke siguruar përfshirje më të madhe në komunitet dhe në tregun e punës.

Përmes transformimit të IP për Kujdesin e Fëmijëve me Probleme Edukative-Sociale dhe Sjellje të Çrregulluar - Shkup (i njohur më parë si “25 Maji”) në Qendër për Parandalimin, Risocializimin dhe Mbështetjen - qendër për fëmijë, propozohet të krijohen shërbime të specializuara për mbrojtjen dhe mbështetjen e fëmijëve në rrezik, të cilat përfshijnë qëndrim të përkohshëm për fëmijët e rrugës, intervenim për të miturit me masë të theksuar edukative dhe vendosje emergjente të fëmijëve me rrezik të lartë social në përputhje me Ligjin e Drejtësisë për Fëmijët për zbatimin e masës “referim në Qendër për Fëmijë”. Shërbimet ofrojnë qëndrim të sigurt, stabilizim psikosocial, mbështetje edukative, aktivitete terapeutike dhe kujdes 24-orësh, aty ku nevojitet. Më tej, këshillimore për fëmijët në rrezik dhe për prindërit e tyre me qëllim intervenimin e hershëm, terapinë individuale dhe grupore, si dhe mbështetjen familjare për përforcim të kapaciteteve prindërore. Janë planifikuar edhe objekte shumëfunksionale dhe sportive, me qëllim ofrimin e mjedisit gjithëpërfshirës, të sigurt dhe stimulues për zhvillimin dhe rehabilitimin e fëmijëve.

Ministria mbetet e përkushtuar në krijimin e sistemit të qëndrueshëm, human dhe gjithëpërfshirës të shërbimeve sociale, i cili i vendos në qendër qytetarët, si dhe e përforcon komunitetin.

Accessibility Menu