Zëvendësministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Gjoko Vellkovski. dhe kryetari i komunës, Mitko Jançev, në fshatin Sopot, hapën solemnisht kopshtin e ri për fëmijë “Ylberi”, me ç’rast edhe një vendbanim tjetër rural në kuadër të Komunës së Kavadarit fitoi hapësirë moderne dhe funksionale për kujdesin e më të rinjve.
Me vënien në funksion të këtij objekti, ofrohet përkujdesje për 20 fëmijë të moshës parashkollore, me çka kontribuohet ndaj përmirësimit të qasjes drejt përkujdesjes dhe edukimit cilësor në mjediset rurale.
Punimet ndërtimore për përshtatjen e hapësirës i realizoi Komuna e Kavadarit, ndërsa pajisjet u siguruan nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, në bashkëpunim me Bankën Botërore, për një vlerë totale prej 750.177 denarësh.
Hapja e kopshtit përfaqëson hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve për kujdesin dhe edukimin parashkollor, si dhe konfirmim të bashkëpunimit të suksesshëm ndërmjet qeverisë qendrore dhe lokale, në drejtim të mbështetjes së familjeve dhe inkurajimit të zhvillimit të komunitetit lokal.