Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Sabriu: Të rinjtë nuk janë vetëm e ardhmja, ata janë e tashmja jonë

Sabriu: Të rinjtë nuk janë vetëm e ardhmja, ata janë e tashmja jonë

Sekretari Shtetëror i Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Sabriu, mori pjesë në një takim pune të zyrtarëve rinorë në nivel lokal, kushtuar temës: “Të rinjtë, paqja dhe siguria”, në kuadër të projektit “Të rinjtë për përfshirje, barazi dhe besueshmëri”. Në ngjarje morën pjesë përfaqësues të agjencive të OKB-së në vend, UNDP-së, UNFPA-së, NALAS-it, BNjVL-së, si dhe pjesëmarrës të tjerë.

Në kuadër të ngjarjes u diskutua për rolin dhe rëndësinë kryesore të zyrtarëve rinorë në komunitetet lokale.

“Si Ministri e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, sinqerisht besojmë se të rinjtë nuk duhet të shihen vetëm si përfitues të politikave, por si partnerë aktivë në proceset e vendimmarrjes. Pikërisht për këtë, roli i zyrtarëve rinorë është jashtëzakonisht i rëndësishëm — ju jeni lidhja e drejtpërdrejtë ndërmjet institucioneve dhe të rinjve në komunitetet lokale” - porositi Sabriu.

Ky diskutim paraqet vazhdim të punës së javës së kaluar, kur Ministria, në bashkëpunim të shkëlqyer me UNDP-në, UNFPA-në  dhe NALAS-in, organizoi trajnim intensiv për ngritjen e kapaciteteve të këtyre zyrtarëve.

Sekretari Shtetëror foli për qëllimin e këtij angazhimi – ndërtimin e urave të forta ndërmjet të rinjve dhe vetëqeverisjes lokale.

“Zyrtarët rinorë janë pika e kontaktit dhe forca lëvizëse, e cila siguron që nevojat dhe idetë e të rinjve të dëgjohen në çdo komunë. Vazhdojmë të punojmë me përkushtim për një rini më aktive” - porositi Sabriu.

Accessibility Menu