Sekretari Shtetëror i Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Sabriu, sot, në Veles, tha se të rinjtë nuk janë vetëm e ardhmja, por edhe e tashmja aktive që kontribuon në zhvillimin demokratik, në kohezionin social dhe në paqen e qëndrueshme.
Në trajnimin “Të rinjtë për paqe dhe pjesëmarrje lokale”, të organizuar nga HERA dhe Këshilli Kombëtar Rinor i Maqedonisë, ai theksoi se përforcimi i pjesëmarrjes së të rinjve në vendimmarrjen lokale është parakusht kyç për shoqëri gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.
“Si institucione, kemi detyrimin t'i dëgjojmë të rinjtë, t'i mbështesim dhe t'u mundësojmë ndikim real në krijimin e politikave. Vetëm përmes dialogut, partneritetit dhe respektit të ndërsjellë mund të krijojmë zgjidhje të qëndrueshme” – shtoi mes tjerash, Sabriu.
Si shembuj frymëzues u përcaktuan aktivistë të rinj, angazhimi dhe njohjet ndërkombëtare të të cilëve konfirmojnë se iniciativat lokale mund të kenë ndikim global, ndërsa të rinjtë mund të jenë nxitës të vërtetë të ndryshimeve pozitive shoqërore.