Zëvendësministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Gjoko Vellkovski, së bashku me Kryetarin e Qeverisë, Prof. Dr. Hristijan Mickoski dhe Kryetarin e Komunës së Koçanit, Vlladko Grozdanov, e përuruan kopshtin e ri “Detelinki”, në kuadër të IPKKF “Pavlina Veljanova” në Komunën e Koçanit.
Hapja e kopshtit përfaqëson një fillim simbolik dhe domethënës të vitit, me një mesazh të qartë se investimi tek më të vegjlit është një investim në të ardhmen e komunitetit lokal dhe të vendit në tërësi.
Kopshti i ri modern ka një kapacitet për 116 fëmijë dhe ofron kushte të sigurta, cilësore dhe dinjitoze për kujdesin dhe rritjen e fëmijëve të moshës 9 muajsh deri në 6 vjeç.
Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve siguroi të gjitha pëlqimet e nevojshme për punësimin e stafit profesional, duke mundësuar kështu funksionimin e qetë dhe me cilësi të lartë të objektit të ri.