Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani, vizitoi foshnjën e parë të porsalindur - vajzë, të lindur në Klinikën Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë – “GAK”, si dhe dy vajzat e porsalindura – binjake, të lindura në ISHP Spitali Special për Gjinekologji dhe Obstetrikë “Nëna Terezë” - Çair.
Në deklaratën për mediat, Limani theksoi se fëmijët e parë të lindur në këtë vit përfaqësojnë simbol të fillimit të ri, të shpresës dhe të së ardhmes.
“Në emrin tim personal dhe në emër të Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, u shpreh urimet e mia të sinqerta familjeve. Uroj që fëmijët tuaj të rriten të shëndetshëm, të dashur dhe të lumtur, ndërsa shtëpia juaj të jetë gjithmonë e përmbushur me dashuri, gëzim dhe unitet. Çdo lindje e re është pasuri për shoqërinë tonë dhe motivim i fuqishëm që të vazhdojmë të krijojmë kushte më të mira për fëmijët dhe familjet” – shtoi mes tjerash, Limani.
Ministri Limani, në emër të Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, u dhuroi të porsalindurve të parë nga një monedhë ari.