Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Vazhdon partneriteti ndërmjet Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve dhe UNFPA-së

Vazhdon partneriteti ndërmjet Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve dhe UNFPA-së

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Gjoko Vellkovski, realizoi takim pune me ushtruesen e detyrës së shefes së Zyrës së UNFPA-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Jovanka Brajoviq Grigorijeviq.

Në takim u konfirmua angazhimi për vazhdimin dhe avancimin e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve dhe UNFPA-së në fushat me interes të përbashkët.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për mundësitë e bashkëpunimit të mëtejshëm në drejtim të avancimit të politikave rinore, promovimit të përfshirjes së personave me aftësi të kufizuara, përforcimit të barazisë gjinore, parandalimit dhe trajtimit të dhunës me bazë gjinore, si dhe për çështjet që ndërlidhen me proceset demografike, me migracionin dhe me plakjen e popullsisë.

Në këtë kontekst, u shpreh gatishmëri e përbashkët për intensifikimin e partneritetit dhe realizimin e aktiviteteve të përbashkëta të orientuara drejt avancimit të politikave dhe të masave në fushën e demografisë, mbrojtjes nga dhuna me bazë gjinore dhe krijimit të mundësive më të mira për të rinjtë.

Accessibility Menu