Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Ministri Vellkovski u takua me Koordinatoren e Përhershme të Kombeve të Bashkuara në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Rita Kolumbia

Ministri Vellkovski u takua me Koordinatoren e Përhershme të Kombeve të Bashkuara në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Rita Kolumbia

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Gjoko Vellkovski, zhvilloi sot takim me Koordinatoren e Përhershme të Kombeve të Bashkuara në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Rita Kolumbia.

Në fokus të bisedimeve ishin politikat demografike, të rinjtë dhe barazia gjinore si fusha kyçe për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit. Ministri Vellkovski paraqiti prioritetet e Ministrisë, duke theksuar se vëmendje e veçantë i kushtohet hartimit të masave për përmirësimin e gjendjes demografike, krijimin e mundësive më të mira për të rinjtë dhe përfshirjen më aktive të tyre në proceset e vendimmarrjes.

Bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e avancimit të barazisë gjinore përmes politikave që sigurojnë mundësi të barabarta dhe nxisin zhvillim shoqëror gjithëpërfshirës.

Koordinatorja e Përhershme e Kombeve të Bashkuara, Rita Kolumbia, shprehu gatishmërinë e sistemit të Kombeve të Bashkuara të vazhdojë me mbështetje ndaj Ministrisë në zbatimin e politikave dhe të iniciativave në këto fusha.

Në takim u konfirmua angazhimi i përbashkët për përforcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve dhe agjencive të Kombeve të Bashkuara, përmes aktiviteteve konkrete të orientuara drejt përmirësimit të politikave demografike, avancimit të pozitës së të rinjve, si dhe promovimit të barazisë gjinore.

Accessibility Menu