Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Ministri Vellkovski mori pjesë në inaugurimin e kuzhinës së re qendrore në kopshtin e fëmijëve "Goce Dellçev" në Komunën e Ilindenit

Ministri Vellkovski mori pjesë në inaugurimin e kuzhinës së re qendrore në kopshtin e fëmijëve "Goce Dellçev" në Komunën e Ilindenit

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Gjoko Vellkovski, sot, së bashku me Kryeministrin, prof. dr. Hristijan Mickoski, dhe kryetarin e Komunës së Ilindenit, Aleksandar Gjorgjievski, mori pjesë në ceremoninë solemne të inaugurimit të kuzhinës së re qendrore në kopshtin e fëmijëve “Goce Dellçev” në Komunën e Ilindenit.

Për vetëm një vit, nga vendosja e gurthemelit e deri më sot, ky projekt i rëndësishëm është realizuar me sukses, me të cilin avancohen kushtet e qëndrimit dhe të ushqimit për më të vegjëlit. Kuzhina e re qendrore, e ndërtuar sipas standardeve më bashkëkohore, do të sigurojë më shumë se 800 vakte cilësore në ditë për fëmijët e përfshirë në kopsht, si dhe për nxënësit e shkollave fillore.

Gjatë periudhës së ardhshme do të fillojë edhe përshtatja e kuzhinës ekzistuese në hapësira të reja për aktivitete, me ç’rast do të sigurohen vende shtesë për rreth 60 fëmijë dhe do të rritet kapaciteti i kopshtit.

Në fjalimin e tij, ministri Vellkovski theksoi se Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve mbetet e përkushtuar fuqishëm në krijimin e kushteve më të mira për kujdesin dhe zhvillimin e hershëm të fëmijëve përmes investimeve të vazhdueshme në infrastrukturën parashkollore.

"Si Ministri e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, vazhdojmë me dinamikë të fuqishme të investojmë në ndërtimin dhe në zgjerimin e kapaciteteve për kujdesin ndaj fëmijëve. Gjatë këtij viti është planifikuar hapja e 15 kopshteve të reja të fëmijëve, me ç’rast do të sigurojmë rreth 1.800 vende të reja për fëmijët e moshës parashkollore. Qëllimi ynë është që deri në fund të vitit 2027 të hapen gjithsej 37 kopshte të reja. Ky është një tregues i qartë se, përmes politikave të përgjegjshme, punës së përkushtuar dhe partneritetit ndërmjet institucioneve dhe vetëqeverisjes lokale, po krijojmë kushte më të mira për çdo fëmijë. Investimi te fëmijët është investimi më i rëndësishëm që bëjmë për të ardhmen e Maqedonisë" - theksoi ministri Velkovski.

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjvedo të vazhdojë edhe më tej me realizimin e projekteve të orientuara drejt zgjerimit të përfshirjes së fëmijëve në arsimin parashkollor dhe sigurimit të kushteve moderne dhe të sigurta për rritjen, zhvillimin dhe edukimin e tyre.

Accessibility Menu