Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, hapi punëtorinë me shërbimet profesionale, kushtuar avancimit të bashkëpunimit ndërsektorial dhe veprimit të koordinuar në trajtimin e fëmijëve në rrugë, me fokus në mbrojtjen e të drejtave të tyre dhe parandalimin e kërkimit të lëmoshës fëmijëve, keqpërdorimit dhe shfrytëzimit të tyre.
Në punëtori u theksua se mbrojtja e fëmijëve është përgjegjësi e përbashkët dhe kërkon koordinim dhe bashkëpunim të vazhdueshëm ndërmjet të gjitha institucioneve kompetente.
Ministria tashmë po zbaton aktivitete të koordinuara në terren, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, me Qendrën Ndërkomunale për Punë Sociale në Shkup, si dhe me institucionet e tjera kompetente. Përmes ekipeve të përbashkëta mobile bëhet identifikimi i fëmijëve në rrugë, vlerësimi i nevojave dhe rreziqeve të tyre, si dhe përcaktimi i rrethanave familjare dhe sociale.
Theks i veçantë i kushtohet punës individuale me secilin fëmijë dhe familjen e tij, sigurimit të mbrojtjes së përshtatshme sociale, përfshirjes në sistemin arsimor dhe qasjes në shërbimet shëndetësore dhe sociale. Rol të rëndësishëm në këtë proces ka edhe Qendra Ditore për Fëmijët në Rrugë, e cila ofron mbështetje profesionale, edukative dhe këshillëdhënëse për fëmijët dhe për familjet e tyre.
Paralelisht, punohet edhe në tejkalimin e shkaqeve të kërkimit të lëmoshës nga fëmijët, përmes mbështetjes së familjeve, realizimit të të drejtave nga mbrojtja sociale dhe përfshirjes së të anëtarëve të rritur në masat aktive të punësimit.
Ministria mbetet e përkushtuar në përforcimin e bashkëpunimit institucional dhe në krijimin e sistemit efikas të mbrojtjes, me qëllim të qartë – asnjë fëmijë të mos lihet në rrugë, i ekspozuar ndaj rrezikut, keqpërdorimit apo shfrytëzimit, por secili të ketë mundësinë për fëmijëri të sigurt dhe dinjitoze.