Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Ftesë për media

Ministria e Politikës Sociale, e Demografisë dhe e të Rinjve Ministria e Politikës Sociale, e Demografisë dhe e të Rinjve

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, në partneritet me Fondin e Popullsisë të Kombeve të Bashkuara (UNFPA), më 7 dhe 8 maj të 2026-ës, në Shkup, organizon Konferencën Rajonale Ministrore – “Udhëheqja e ndryshimeve: Rrugët drejt qëndrueshmërisë demografike në përputhje të nevojave të njerëzve”. E njëjta mbahet nën patronazhin e Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristian Mickoski.

Deklarata për media para fillimit të ngjarjes, më 7 maj (e enjte) në hotelin “Hillton” (salla Platinum), në orën 9:30, do të japin:

•    Fatmir Limani – Ministër i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, dhe 
•    Pio Smith – ndihmëssekretar i përgjithshëm dhe zëvendësdrejtor ekzekutiv (program), drejtor i përkohshëm i UNFPA-së. 

Konferenca Rajonale dyditore do të hapet zyrtarisht nga Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristian Mickoski.

Pas hapjes zyrtare, do të vijojnë fjalime hyrëse nga përfaqësues të lartë të vendit, të OKB-së .

Ditën e parë (7 maj) do të mbahen 4 panele tematike diskutimi, me pjesëmarrjen e ministrave, të zëvendësministrave, si dhe tëpërfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare.

Ditën e dytë (8 maj), Konferencën do ta hapë Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z.Afrim Gashi.

Më pas do të zhvillohen 3 panele tematike diskutimi, gjithashtu me pjesëmarrës të nivelit të lartë.

Më shumë informacione për konferencën në ueb-faqen: https://eeca.unfpa.org/en/DemRes26/programme

Në bashkëngjitje ju dërgojmë Agjendën e Konferencës Rajonale.

Accessibility Menu