Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve dhe UNICEF-i, Ju ftojnë në konferencën: “Investimi në çdo fëmijë – nxitje e kapitalit njerëzor, punësim i grave dhe rritje gjithëpërfshirëse”, e cila do të mbahet më 6 maj 2026, me fillim në orën 11:00, në hotelin “Meriot” - Shkup.
Fjalime hyrëse do të mbajnë:
- z. Fatmir Limani, Ministër i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, dhe
- znj. Lesli Miller, përfaqësuese e UNICEF-it në Maqedoninë e Veriut.
Në ngjarjen e tillë është planifikuar të prezantohen analiza, rekomandime dhe opsione reformash për përmirësimin e sistemit të mbrojtjes së fëmijëve.
Fjalën përmbyllëse do ta ketë:
- z. Fatmir Sabriu, Sekretar Shtetëror i Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve.
Në bashkëngjitje gjenden më shumë informacione dhe agjenda e detajuar.