Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

U mbajtën sesione mentorimi për komunikimin strategjik të shërbimeve mbi parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna me bazë gjinore ndaj grave dhe dhuna në familje

U mbajtën sesione mentorimi për komunikimin strategjik të shërbimeve mbi parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna me bazë gjinore ndaj grave dhe dhuna në familje

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, me mbështetjen e UNFPA-së dhe Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar, viteve të fundit punoi me qasje serioze për mbi parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna me bazë gjinore ndaj grave dhe dhuna në familje. Krahas punës në dokumente strategjike, në aktvendime ligjore dhe nënligjore, u punua edhe në ngritjen e ndërgjegjësimit publik në përputhje me Planin Strategjik të Komunikimit të Shërbimeve për Dhunën me Bazë Gjinore dhe Dhunën në Familje, të cilin Ministria e drejton dhe e zbaton përmes fushatave mbi këtë temë.

Si pjesë e aktiviteteve projektuese me partnerët, janë edhe sesionet e mentorimit për komunikim strategjik të shërbimeve për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna me bazë gjinore ndaj grave dhe dhuna në familje. Deri më tani, u realizuan gjashtë sesione mentorimi, me mundësinë e sesioneve shtesë, në përputhje të nevojave.

Duke marrë parasysh që shumë ministri janë të përfshira në fushën e dhunës me bazë gjinore ndaj grave dhe dhunës në familje, si dhe rëndësinë e qasjes shumësektoriale, sesionet përfundimtare organizohen me pjesëmarrjen e personave, të cilët punojnë në marrëdhënie me publikun nga ministritë relevante -  për punë të brendshme, të drejtësisë, të shëndetësisë dhe të arsimit.

Accessibility Menu