Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Mbahet takim koordinues ndërmjet përfaqësuesve të Ministrisë dhe të komunitetit të donatorëve

Mbahet takim koordinues ndërmjet përfaqësuesve të Ministrisë dhe të komunitetit të donatorëve

Përfaqësuesit e Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve zhvilluan sot takim koordinues me komunitetin e donatorëve, i cili punon për çështjet e fushës së barazisë gjinore në vendin tonë, me qëllim informimin e ndërsjellë rreth aktiviteteve të Ministrisë në këtë fushë.

Nga ana e Sekretarit Shtetëror të Ministrisë, Fatmir Sabriu, Shefes së Kabinetit, Flutra Kalisi, dhe përfaqësuesve të Sektorit për Mundësi të Barabarta në Ministri, u konfirmua përkushtimi i fuqishëm i Ministrisë drejt avancimit të barazisë gjinore dhe të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, si prioritete strategjike të harmonizuara me Strategjinë e Barazizë Gjinore dhe me Planin Kombëtar të Veprimit 2025–2027.

Në takim u theksua për aktivitetet, të cilat janë në fokus të punës së Ministrisë - përgatitja e Raportit të Zbatimit të Strategjisë për vitin 2025, vlerësimi i strategjisë ekzistuese, si dhe përgatitja e Strategjisë së re për periudhën 2028–2034, harmonizimi i legjislacionit vendas me direktivat e BE-së, përpilimi i Indeksit të Barazisë Gjinore sipas metodologjisë së EIGE-së dhe analizat e hendekut gjinor në paga, finalizimi i Strategjisë Kombëtare për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna me Bazë Gjinore dhe Dhuna në Familje 2026–2033.

Përfaqësuesit e Ministrisë informuan gjithashtu se po punohet në përforcimin e Qendrës së Resurseve dhe po bëhen përpjekje që i njëjti të transformohet në qendër rajonale për trajnim dhe hulumtim.  

Në domenin e të drejtave të njeriut, Ministria punon në mbrojtjen e viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore, përmes përforcimit të kapaciteteve institucionale dhe të shërbimeve të përkujdesjes.

Nga ana e përfaqësuesve të Ministrisë u theksua se Ministria e njeh komunitetin e donatorëve si partner kyç dhe është e hapur për bashkëpunim dhe zhvillim të përbashkët të zgjidhjeve të qëndrueshme.

Përfaqësuesit e komunitetit të donatorëve edhe një herë i konfirmuan përpjekjet e tyre mbi përforcimin e politikave dhe të masave për avancimin e barazisë gjinore në vend, si dhe shprehën gatishmërinë e tyre për mbështetje të mëtejshme.

Accessibility Menu