Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve ofroi arsim parashkollor falas për fëmijët romë në rrezik social - 21 kontrata të nënshkruara me komunat dhe kopshtet

Ministria e Politikës Sociale, e Demografisë dhe e të Rinjve Ministria e Politikës Sociale, e Demografisë dhe e të Rinjve

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve siguroi lirim nga participimi për fëmijët romë, të cilët janë në rrezik social, përmes nënshkrimit të 21 kontratave me komunitetet lokale dhe me institucionet parashkollore.
Duke marrë parasysh që arsimimi në fëmijërinë e hershme luan rol kyç në zhvillimin e fëmijëve dhe ka efekte të rëndësishme pozitive socio-ekonomike në të gjithë shoqërinë, Ministria po e zbaton projektin “Përfshirja e fëmijëve romë në arsimin parashkollor”, në bashkëpunim të Fondit Arsimor të Romëve nga Budapesti, me UNICEF-in, me njësitë e vetëqeverisjes lokale, si dhe me institucionet publike komunale – kopshtet për fëmijë.

Qëllimi i projektit është mënjanimi i barrierave për qasjen në institucionet parashkollore të fëmijëve romë të moshës 3 deri në 6 vjeç, përfshirja e fëmijëve dhe socializimi i tyre, si dhe përforcimi i ndërgjegjësimit te prindërit e tyre për rëndësinë e zhvillimit të fëmijërisë së hershme dhe për arsimimin e fëmijëve të tyre.

Përgjatë këtyre 18 viteve të zbatimit të projektit, mbi 5,000 fëmijë të komunitetit etnik rom u përfshinë falas në 20 komuna, u angazhuan 20 përkëdhelëse rome, të cilat punuan me këta fëmijë dhe e lehtësuan procesin e integrimit të fëmijëve romë në kopshte për fëmijë, në bashkëpunim me 17 mediatorë (ndërmjetës) romë. Vlen të theksohet se fëmijët romë nuk u vendosën në grupe të ndara në kopshte, por në grupe të integruara, së bashku me fëmijë të komuniteteve të tjera që jetojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Që nga 2019-ta, me rekomandim të Qeverisë, është zbatuar përmes qasjes sistemike me përfshirjen e njësive të vetëqeverisjes lokale, përmes Vendimit të Këshillit të Komunave për lirimin nga participimi të prindërve të fëmijëve romë, të cilët janë në rrezik social, si dhe qëndrimi i tyre sigurohet me mjetet e ndara nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve për komunat.

Ky projekt nga radhët e Fondit Arsimor të Romëve është vlerësuar si një nga projektet më të suksesshme, i miratuar nga Bordi i Fondit Edukativ Rom.

Në çdo Raport për Progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut të Komisionit Evropian, projekti përcaktohet si model i suksesshëm mbi rritjen e nivelit të arsimit të popullsisë rome. Projekti kontribuoi që vendi ynë të veçohet nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor me numrin më të madh të fëmijëve të komunitetit etnik rom të përfshirë në të gjitha nivelet e arsimit.

Investimi në arsimimin e fëmijëve romë është me rëndësi thelbësore dhe kontribuon në integrimin më të shpejtë të komunitetit rom në shoqëri.

Accessibility Menu