Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Ministri Velkovski zhvilloi takim me Ambasadorin e BE-së, Mihailis Rokas

Ministri Velkovski zhvilloi takim me Ambasadorin e BE-së, Mihailis Rokas

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Gjoko Vellkovski, u takua sot me Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Mihailis Rokas, në të cilin u konfirmua angazhimi i përbashkët për të vazhduar bashkëpunimin e suksesshëm dhe zbatimin e projekteve me mbështetjen e Bashkimit Evropian, të cilat sjellin përfitime konkrete për qytetarët.

Fokusi i bisedave ishte në aktivitetet aktuale dhe të ardhshme në fushat e mbuluara nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, si dhe vizionin, prioritetet dhe mundësitë për zbatimin e tyre të mëtejshëm me mbështetjen e Bashkimit Evropian.

Bashkëbiseduesit u pajtuan që suksesi i çdo projekti dhe politike matet nga zbatimi i tyre efektiv dhe ndikimi i tyre tek qytetarët, respektivisht nëse masat arrijnë tek ata për të cilët janë menduar në një mënyrë të shpejtë dhe efikase.

Në takim u vu theks i veçantë në sfidat demografike me të cilat përballet Evropa dhe Republika e Maqedonisë së Veriut, si dhe në politikat qeveritare që synojnë përmirësimin e trendeve demografike. Të dyja palët diskutuan gjithashtu politikat për të rinjtë, motivimin e tyre për të ndërtuar të ardhmen e tyre në vend, si dhe përfshirjen e tyre aktive në krijimin e politikave publike. Njëkohësisht, u diskutua edhe për promovimin e barazisë gjinore, duke theksuar rëndësinë e krijimit dhe zbatimit të politikave që sigurojnë mundësi të barabarta, qasje të barabartë në të drejta dhe shërbime, si dhe pjesëmarrje aktive të grave dhe burrave në të gjitha sferat e shoqërisë.

Në takim u diskutua edhe përgatitja e Ligjit për Strehimin Social dhe Ligjit për Ndërmarrësinë Sociale, të cilat pritet të miratohen së shpejti dhe të kontribuojnë në përmirësimin e mëtejshëm të sistemit të mbrojtjes sociale dhe përfshirjes sociale.

Ambasadori Rokas edhe një herë e konfirmoi mbështetjen e fortë të Bashkimit Evropian për procesin e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe e theksoi gatishmërinë për të vazhduar partneritetin në zbatimin e reformave.

Në fund të takimit, Ministri Vellkovski dhe Ambasadori Rokas shprehën kënaqësi për dialogun konstruktiv dhe e konfirmuan vendosmërinë e përbashkët për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, me qëllim zbatimin me sukses të proceseve dhe politikave reformuese që do të kontribuojnë për një cilësi më të mirë të jetës për qytetarët dhe për përshpejtimin e integrimit evropian të vendit.

Accessibility Menu