Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Gjoko Vellkovski, realizoi takim protokollar me Nicole Epting, përfaqësuese e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) për Evropën Qendrore dhe Juglindore, Stephanie Waldenberg, zyrtare e lartë për mbrojtje, dhe Tanja Bundaleska, ndihmësoficere për mbrojtje dhe udhëheqëse e Zyrës së UNHCR-së në Shkup.
Në takim u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet Ministrisë dhe UNHCR-së, si dhe për mundësitë e avancimit të mëtejshëm të tij, me theks të veçantë në mbrojtjen e të drejtave dhe mbështetjen e refugjatëve, azilkërkuesve dhe personave pa shtetësi.
U theksua rëndësia e qasjes së përbashkët në krijimin dhe në zbatimin e politikave dhe të masave të orientuara drejt përfshirjes sociale, përmirësimit të qasjes në shërbime dhe sigurimit të mbrojtjes së duhur për kategoritë e cenueshme të qytetarëve.
Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe për prioritetet e ardhshme dhe mundësitë e thellimit të partneritetit përmes aktiviteteve të përbashkëta, mbështetjes profesionale dhe avancimit të kapaciteteve institucionale.
Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, mbetet e përkushtuar ndaj bashkëpunimit me organizatat ndërkombëtare dhe partnerët, në drejtim të ndërtimit të shoqërisë gjithëpërfshirëse, avancimit të sistemit të mbrojtjes sociale dhe respektimit të të drejtave dhe dinjitetit të çdo individi.