Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Ministri Gjoko Vellkovski zhvilloi takim me shefen e re të Zyrës së UNFPA-së në Maqedoninë e Veriut

Ministri Gjoko Vellkovski zhvilloi takim me shefen e re të Zyrës së UNFPA-së në Maqedoninë e Veriut

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Gjoko Vellkovski, mbajti takim me Biljana Cvetanovska Gugoska, shefen e sapoemëruar të zyrës së Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA) në Maqedoninë e Veriut

Në takim u shqyrtuan mundësitë për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit ekzistues, si dhe prioritetet e përbashkëta në disa fusha kyçe, përfshirë avancimin e agjendës për rininë, përforcimin e barazisë gjinore, parandalimin dhe reagimin ndaj dhunës me bazë gjinore, migracionin, plakjen e popullsisë dhe dinamikat demografike.

Theks i veçantë iu vu Strategjisë për Rezistencë Demografike, mbi të cilën Ministria dhe UNFPA kanë punuar së bashku gjatë periudhës së kaluar – proces që kulmoi me mbajtjen e Konferencës Ministrore Rajonale në Shkup, më 7 dhe 8 maj të vitit 2026.

Bashkëpunimi midis Ministrisë dhe UNFPA-së do të vazhdojë të përqendrohet në avancimin e prioriteteve kombëtare në fushat e politikave demografike, rinisë, barazisë gjinore dhe përfshirjes sociale, në përputhje me qëllimet dhe prioritetet e Programit të UNFPA-së për Maqedoninë e Veriut për periudhën 2026–2030.

Ministria mbetet e përkushtuar ndaj bashkëpunimit të bazuar në partneritet me organizatat ndërkombëtare, me qëllim krijimin dhe zbatimin e politikave që mbështeten në nevojat e qytetarëve dhe që synojnë qëndrueshmërinë demografike, mirëqenien sociale, mundësitë e barabarta dhe avancimin e cilësisë së jetës.

Accessibility Menu