Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Ministri Gjoko Vellkovski realizoi takim me drejtoreshën e ONP-së për Evropën Qendrore dhe Lindore, Kler Harasti

Ministri Gjoko Vellkovski realizoi takim me drejtoreshën e ONP-së për Evropën Qendrore dhe Lindore, Kler Harasti

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Gjoko Vellkovski, realizoi takim me drejtoreshën e Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ONP) për Evropën Qendrore dhe Lindore, Kler Harasti.

Në fokus të bisedimeve ishin sfidat aktuale demografike, mungesa e fuqisë punëtore, si dhe avancimi i pozitës së grave dhe përfshirja më e madhe e tyre në tregun e punës. Vëmendje e posaçme iu kushtua mundësive të krijimit të kushteve për qasje të barabartë në punësim dhe përforcim të aktivitetit ekonomik të grave.

Gjatë takimit u diskutua edhe për sfidat me të cilat përballet sistemi pensional, për avancimin e sistemit të mbrojtjes sociale, si dhe për zhvillimin e formave alternative të kujdesit për fëmijët, me qëllim përmirësimin e qasjes ndaj shërbimeve të kujdesit dhe krijimit të kushteve për harmonizimin më të lehtë të jetës profesionale me atë familjare.

Në takim u shpreh gatishmëria e përbashkët për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve dhe Organizatës Ndërkombëtare të Punës, me qëllim avancimin e politikave dhe të masave në fushën e punës dhe të mbrojtjes sociale, me theks të veçantë te të rinjtë, punësimi, pjesëmarrja ekonomike e grave dhe përfshirja sociale e kategorive të cenueshme të qytetarëve.

Accessibility Menu