Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani, në kuadër të vizitës së sotme në Manastir, realizoi takim me Kryetarin e Komunës së Manastirit, Toni Konjanovski, inspektoi ambientet e reja të kopshtit për fëmijë “Bletëza”, pjesë përbërëse e IPKKF “Lule maji” – Manastir dhe të Qendrës së re Ditore për Plakjen Aktive, si dhe u takua me punonjësit e Qendrës për Punë Sociale - Manastir.
Në takimin me Kryetarin e Komunës së Manastirit u diskutua për projektet e realizuara, për ato që vijjnë, si dhe për projektet e ardhshme në përputhje me nevojat e qytetarëve të kësaj Komune.
Përmes adaptimit të hapësirës dhe të pajisjeve të plota në Shtëpinë për Foshnje dhe Fëmijë të Vegjël në Manastir, u siguruan kapacitete të reja të përkujdesjes së fëmijëve të moshës parashkollore, objekt, i cili, sot funksionon si kopshti për fëmijë "Bletëza" në kuadër të IPKKF “Lule maji”.
Kapaciteti i hapësirës së re është për rreth 70 fëmijë, ndërkaq, me hapjen e këtij kopshti për fëmijë, plotësohet një pjesë e nevojës për kujdesin ndaj fëmijëve në kopshte. Së shpejti pritet hapja edhe e një kopshti të ri për fëmijë, me çka do të përmirësohet ndjeshëm gjendja me listën e pritjes për regjistrim në kopshtet për fëmijë.
Bashkëbiseduesit konfirmuan edhe një herë se bashkëpunimi ndërmjet qeverisë qendrore dhe asaj lokale kontribuon ndjeshëm në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve tanë, si dhe shprehën gatishmëri për thellimin e të njëjtit.
Ministri Limani vizitoi edhe hapësirën ku së shpejti do të fillojë me punë Qendra Ditore për Plakje Aktive, me kapacitet prej 20 personash të moshuar, të cilët do të kenë mundësinë ta vizitojnë në bazë ditore dhe të përfshihen në programin e plakjes aktive, nën udhëheqjen e Kryqit të Kuq-Manastir. Gjatë vizitës u konfirmuan përpjekjet dhe kujdesi i përbashkët ndaj qytetarëve tanë të moshuar dhe rëndësia e hapjes së qendrave të tilla.
Kryqi i Kuq - Manastir për shtatë vite radhazi ofron shërbime të asistencës personale për komunat e Manastirit, të Mogillës dhe të Novacit. Ky shërbim është pjesë e gamës së shërbimeve që zbatohen nëpërmjet marrëveshjeve tripalëshe ndërmjet Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, komunave dhe provajderëve, e në drejtim të përafrimit të shërbimeve sociale drejt qytetarëve, në vendbanimin e tyre.
Vizita në Manastir u rrumbullakësua me vizitën te punonjësit e Qendrës për Punë Sociale - Manastir. Takimet dhe bisedat e drejtpërdrejta me punonjësit kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për qytetarët, si dhe në përmirësimin e kushteve të punës dhe në vlerësimin e punës së shërbimeve sociale. Këto përpjekje të Ministrisë, sjellin përfitime të dyfishta - investime në resurse njerëzore, të cilat i adresojnë sfidat e qytetarëve dhe qytetarë të kënaqur.