Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Zëvendësministri Vellkovski në prezantimin publik të Propozim-ligjit të Strehimit Social

Zëvendësministri Vellkovski në prezantimin publik të Propozim-ligjit të Strehimit Social

Zëvendësministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve - Gjoko Vellkovski, mbajti sot një fjalim në prezantimin publik të Propozim-ligjit të Strehimit Social, i cili përfaqëson hap të rëndësishëm drejt krijimit të sistemit modern, të drejtë dhe transparent të strehimit social.
Në fjalimin e tij, Vellkovski theksoi se Ligji synon të sigurojë qasje të drejtë dhe dinjitoze në strehim për kategoritë më të cenueshme të qytetarëve, si dhe mbështetje për të rinjtë dhe për familjet e të rinjve. Për më tepër, Propozim-ligji parashikon mekanizma të qartë për zbatimin e masave në nivel lokal, me çka përforcohet roli i komunave në procesin e strehimit social.

Ai theksoi se nëpërmjet dialogut të hapur dhe të partneritetit me të gjitha palët e interesuara, Ministria vazhdon të punojë me përkushtim në krijimin e zgjidhjes ligjore, e cila është në harmonizim me standardet evropiane, si dhe u përgjigjet nevojave reale të qytetarëve.

Accessibility Menu