Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Limani: Mentorët socialë janë mbështetje, udhëzues dhe urë ndërmjet institucioneve dhe përfituesve, me qëllim integrimin më të lehtë në tregun e punës dhe përfshirjen më të madhe sociale

Limani: Mentorët socialë janë mbështetje, udhëzues dhe urë ndërmjet institucioneve dhe përfituesve, me qëllim integrimin më të lehtë në tregun e punës dhe përfshirjen më të madhe sociale

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani, sot mori pjesë në ceremoninë zyrtare të dhënies së certifikatave për mentorët socialë, ngjarje, kjo, e cila u realizua në kuadër të projektit “Mentorimi social për aktivizimin në tregun e punës të përfituesve të ndihmës minimale të garantuar”, në kuadër të projektit për përmirësimin e shërbimeve sociale, pranë Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve.

Në fjalimin e tij para të pranishmëve, Limani theksoi se certifikimi i mentorëve socialë nënkupton diçka më tepër, se përfaqëson hap të rëndësishëm në avancimin e sistemit të mbrojtjes dhe të aktivizimit social në vendin tonë.

“Ky proces nuk përfaqëson vetëm njohje formale të përkushtimit të tyre dhe të njohurive të fituara, por edhe konfirmim se po investojmë në njerëz që do të kontribuojnë drejtpërdrejt në përfshirje më të madhe, mbështetje dhe motivim të kategorive më të cenueshme të qytetarëve. Mentorët socialë kanë rol të rëndësishëm – të jenë mbështetje, udhëzues dhe urë ndërmjet institucioneve dhe përfituesve, me qëllim integrimin më të lehtë në tregun e punës dhe përfshirjen më të madhe sociale” - theksoi Limani.

Ministri shtoi se veçanërisht e rëndësishme është që, përmes këtij projekti pilot, janë krijuar praktika dhe mekanizma të rinj për qasje individuale ndaj përfituesve, në përputhje me nevojat dhe potencialet e tyre reale.

“Kjo është edhe një dëshmi se me mbështetje të koordinuar institucionale mund të arrijmë rezultate më cilësore dhe më të qëndrueshme. Qëllimi ynë mbetet i qartë – të ndërtojmë system, i cili, jo vetëm ofron mbrojtje sociale, por edhe i inkurajon qytetarët drejt pavarësisë dhe përfshirjes më të madhe” -tha mes tjerash, Limani.

Ai shprehu bindjen se përvojat dhe rezultatet e këtij projekti pilot do të jenë bazë e mirë e përmirësimit dhe zgjerimit të mëtejshëm të shërbimeve të aktivizimit.
Të gjithë mentorëve të certifikuar, ministri Limani u uroi shumë suksese në punën e tyre të mëtejshme.

Ngjarja ishte një mundësi për t’u ndarë përvojat personale dhe sukseset e mentorëve që kontribuojnë në ndryshime reale në jetën e njerëzve, me theks te kategoritë e cenueshme.

Accessibility Menu