Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, e përfaqësuar nga ministri Fatmir Limani, dhe Sindikata e Administratës, Administratës Shtetërore dhe Gjyqësorit (SAAShGj), e përfaqësuar nga kryetari Bllagoja Ralpovski, së bashku me Organizatën Sindikale të Ministrisë, të përfaqësuar nga Andrijana Gugovska, lidhën Kontratë Kolektive për punonjësit e Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve.
Kontrata Kolektive, e cila u nënshkrua sot, palët nënshkruese e cilësuan si historike, duke pasur parasysh se, është Kontrata e parë kolektive, të cilën, kjo Ministri e nënshkruan.
Me këtë Kontratë, avancohet të drejtat e punonjësve, duke siguruar kushte më të favorshme nga ato të parashikuara me zgjidhjet ekzistuese ligjore dhe me kontratat kolektive në sektorin publik. Dokumenti përfshin një sërë të drejtash të reja dhe të zgjeruara, në përputhje me kornizën ligjore në fuqi, me qëllim përmirësimin e statusit dhe kushteve të punës për të punësuarit.
Risia kryesore është rritja e konsiderueshme e pagave të nëpunësve administrativë, e cila do të realizohet në faza:
-7% rritje nga 1 marsi i 2026-ës;
-7% shtesë nga 1 mars i 2027-ës dhe
-7% shtesë nga 1 mars i 2028-ës.
Me këtë, rritja totale e pagave do të arrijë në 21% në periudhën e ardhshme trevjeçare.
Pagat e të punësuarve që nuk kanë statusin e nëpunësve administrativë, do të rregullohen në përputhje me Ligjin e Pagës Minimale dhe Rregulloret e Përgjithshme të Marrëdhënieve të Punës.
Kontrata Kolektive parashikon edhe përfitime të shumta për të punësuarit, ndër të cilat: shtesa në pagë për punë nate, punë me turne, punë gjatë ditëve të festave dhe punë jashtë orarit, shpërblime jubile, garanca për mbrojtje nga ngacmimi në vendin e punës, masa për mbrojtje dhe siguri në punë, rregullim të pushimeve të paguara dhe të papaguara, etj.
Me nënshkrimin e kësaj Kontrate, Ministria dhe partnerët socialë përçojnë mesazh të fuqishëm mbi përkushtimin e përbashkët drejt përmirësimit të të drejtave të punëtorëve, përforcimit të dialogut social dhe ndërtimit të administratës publike moderne dhe efikase.