Gjatë muajit mars të 2026-ës, në Qendrën e Resurseve për Hartimin e Politikave dhe Buxhetimit të Përgjegjshëm Gjinor pranë Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, u mbajtën gjithsej 10 sesione mentoruese për buxhetim të përgjegjshëm gjinor, të destinuara për institucionet e nivelit qendror.
Në këto sesione morën pjesë nëpunës administrativë të disa institucioneve, ndër të cilat: Ministria e Transportit, Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Agjencia e Kadastrës së Pasurive të Paluajtshme, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Ministria e Çështjeve Evropiane, Ministria e Financave, Agjencia e Inovacionit, Zhvillimit Shkencor-Teknologjik dhe Ndërmarrësisë, Ministria e Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, Ministria e Shëndetësisë, Instituti i Shëndetit Publik i RMV-së, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Mbrojtjes, Qendra për Menaxhimin e Krizave, Komisioni për Marrëdhënie me Komunitetet Fetare, Ministria e Kulturës dhe Turizmit, Ministria e Sportit, Qendra për Zhvillimin e Arsimit Profesional dhe Ministria e Administratës Publike.
Pjesëmarrësit janë pjesë e procesit të hartimit të politikave dhe buxheteve në institucionet përkatëse, duke përfshirë koordinatorë dhe zëvendëskoordinatorë për mundësi të barabarta.
Sesionet mentoruese u fokusuan në ofrimin e mbështetjes ekspertike dhe konsultimeve profesionale për përmirësimin e zbatimit të mjeteve të buxhetimit të përgjegjshëm gjinor, në përputhje me Rregulloren e Formës dhe Përmbajtjes e Deklaratës Buxhetore të Përgjegjshme Gjinore, si dhe udhëzimin për plotësimin e saj.
Sesionet u realizuan dhe u koordinuan nga Sektori për Mundësi të Barabarta – Njësia për politika të përgjegjshme gjinore dhe buxhetim të përgjegjshëm gjinor, në bashkëpunim me UN Women-in, me mbështetje teknike të Qendrës për Menaxhimin e Ndryshimeve (QMN).