Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Sabriu nga Konferenca e Nivelit të Lartë në Zagreb: Përgjegjësia jonë e përbashkët është të sigurojmë që asnjë fëmijë të mos mbetet i padukshëm për sistemin

Sabriu nga Konferenca e Nivelit të Lartë në Zagreb: Përgjegjësia jonë e përbashkët është të sigurojmë që asnjë fëmijë të mos mbetet i padukshëm për sistemin

Sekretari Shtetëror i Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Sabriu, po merr pjesë në Konferencën dyditore të Nivelit të Lartë në Zagreb, Republika e Kroacisë.

Me ftesë të Ministrit të Punës, Sistemit Pensional, Familjes dhe Politikës Sociale të Kroacisë, Allen Ruzhiq, dhe drejtoreshës së UNICEF-it për Evropën dhe Azinë Qendrore, Rexhina De Dominiëis, Sabriu pati mundësinë t’i prezantojë politikat e Maqedonisë së Veriut në Konferencën e Nivelit të Lartë mbi Garancinë Evropiane për Fëmijët.

Në fjalimin e tij, theksoi se lufta kundër varfërisë së fëmijëve mbetet prioritet kryesor i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Qeveria e Maqedonisë së Veriut e ka vendosur uljen e varfërisë së fëmijëve dhe të përjashtimit social ndër prioritetet kyçe në Planin Kombëtar të Veprimit për të Drejtat e Fëmijës për periudhën 2025–2029”- tha Sabriu.

Ai u ndal edhe te analiza e zbatuar me mbështetjen e UNICEF-it, për vendosjen e Garancisë Evropiane për Fëmijët në Maqedoninë e Veriut, si dhe, se kjo analizë, ka mundësuar identifikimin më të lehtë të fëmijëve më të rrezikuar, si dhe të barrierave strukturore që kufizojnë qasjen e barabartë në shërbimet shëndetësore, arsimore dhe të mbrojtjes sociale.

“Fëmijët e identifikuar si më të cenueshëm përfshijnë fëmijë që jetojnë në varfëri, fëmijë romë, fëmijë me aftësi ndryshe, fëmijë pa kujdes prindëror, fëmijë në konflikt me ligjin, fëmijë që rriten në rrethana të ndërlikuara familjare dhe fëmijë të zonave rurale” -tha Sabriu.

Sekretari Shtetëror, Sabriu, i cili është emëruar Koordinator Kombëtar për Garancinë Evropiane për Fëmijët, informoi pjesëmarrësit për hapat konkretë që po ndërmerren nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfshirë edhe formimin e grupit punues për zbatimin e kësaj agjende evropiane në vendin tonë. Ndër të tjera, ai përmendi edhe paketat prioritare të shërbimeve për fëmijët më të cenueshëm, me fokus në shërbime të integruara lokale, ndërhyrje të hershme, mbështetje për shëndetin mendor, mbështetje për familjet dhe përforcim të mbështetjes nga komuniteti.

“Përgjegjësia jonë e përbashkët është të sigurojmë që asnjë fëmijë të mos mbetet i padukshëm për sistemin, i përjashtuar nga shërbimet thelbësore apo i lënë pas për shkak të varfërisë, aftësisë ndryshe, përkatësisë etnike, rrethanave familjare apo vendit të jetesës” - porositi Sabriu nga Zagrebi.

Accessibility Menu