Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Limani: Investimi në zhvillimin e hershëm të fëmijërisë është investim në të ardhmen e shoqërisë sonë

Limani: Investimi në zhvillimin e hershëm të fëmijërisë është investim në të ardhmen e shoqërisë sonë

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani, së bashku me Ambasadoren RF të Gjermanisë, Petra Dreksler, dhe përfaqësuesen e UNICEF-it në Maqedoninë e Veriut, Lesli Miller, vizituan kopshtin “Mladost-Rinia” në Tetovë, ku u shënua fillimi i iniciativës kombëtare për integrimin e të nxënit përmes lojës në zhvillimin e hershëm të fëmijërisë.

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, në partneritet me UNICEF-in dhe me mbështetjen e Fondacionit për Mbështetjen e Fëmijëve “Plejmobil” (Stiftung Kinderförderung von Playmobil), filloj niciativën për integrimin e qasjeve të bazuara në lojë në zhvillimin e hershëm të fëmijërisë në Maqedoninë e Veriut.

Iniciativa do të përforcojë të nxënit përmes lojës dhe prindërimin përmes mbështetjes familjare dhe vizitave në shtëpi, do të përmirësojë koordinimin midis shërbimeve për të arritur fëmijët e cenuar dhe do të kontribuojë në zhvillimin e një programi të ri kombëtar për parashkollorët që përfshin të nxënit përmes lojës. Gjithashtu do të përforcojë kapacitetin e edukatorëve të parashkollorëve për të zbatuar këto metoda të bazuara në lojë në mësonjtore.

Si pjesë e kësaj iniciative, të gjitha kopshtet publike morën sete lojërash dhe këshilla shoqëruese për të mësuarit përmes lojës në mbështetje të edukatorëve. Seti përmban mjete mësimi të bazuara në lojë mbi tema të tilla si të ushqyerit e shëndetshëm, riciklimi, mbrojtja e mjedisit dhe barazia midis djemve dhe vajzave.
Në kuadër të vizitës u shfaqën aktivitete interaktive me fëmijë dhe edukatorë, si dhe prezantime të praktikave të të nxënit përmes lojës në grupe në gjuhën maqedonase dhe shqipe.

“Investimi në zhvillimin e hershëm të fëmijërisë është investim në të ardhmen e shoqërisë sonë. Loja është gjuha e fëmijëve - përmes saj ata mësojnë, rriten dhe përgatiten për jetën”, theksoi ministri Limani.

“Loja është thelbësore për të nxënit, shëndetin dhe qëndrueshmërinë e fëmijëve”, tha Lesli Miller, përfaqësuese e UNICEF-it, duke shtuar: “Që nga ditët e para të jetës, ndërveprimet përmes lojës stimulojnë zhvillimin e trurit dhe ndihmojnë në ndërtimin e lidhjeve të sigurta emocionale. Për fëmijët parashkollorë, loja është një mundësi për të eksploruar aftësitë e tyre, për të nxitur kuriozitetin, për të ndërtuar vetëbesimin dhe për të hedhur themelet e të nxënit gjatë gjithë jetës”.

Accessibility Menu