Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Gjoko Vellkovski, së bashku me kryetaren e Komunës së Kisella Vodës, Beti Stamenkoska Trajkoska, sot e vunë në funksion objektin e rikonstruktuar "Yllzat “, i cili do të funksionojë në kuadër të IPKKF-së "8 Marsi", në Potstanicë, lagjja e Draçevës.
Objekti, i cili paraprakisht ishte në gjendje të rrënuar, është rikonstruktuar tërësisht dhe përshtatur për nevojat e kopshtit të fëmijëve, me qëllim krijimin e kushteve moderne dhe të përshtatshme për qëndrimin dhe kujdesin ndaj fëmijëve të moshës parashkollore.
Rikonstruktimi dhe shndërrimi i objektit janë realizuar me mjete nga Buxheti i Komunës së Kisella Vodës, ndërsa pajisja është siguruar nga ana e Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, përmes Bankës Botërore.
Me vënien në funksion të këtij objekti sigurohet kapacitet për përkujdesjen e 40 fëmijëve, me mundësinë e rritjes së mëtejshme të kapacitetit.
Ky investim paraqet kontribut të rëndësishëm në avancimin e kushteve për përkujdesjen dhe edukimin parashkollor të fëmijëve, si dhe në rritjen e qasjes në shërbimet e përkujdesjes për fëmijët në Komunën e Kisella Vodës.
Në drejtim të vazhdimit të aktiviteteve për zgjerimin e kapaciteteve në përkujdesjen parashkollore, në periudhën e ardhshme të afërt pritet të hapet edhe kopshti i ri i fëmijëve në lagjen Rasadnik, i cili do të ketë kapacitet për përkujdesjen e më shumë se 100 fëmijëve.
Me këto aktivitete vazhdon përpjekja për krijimin e kushteve më të mira për më të rinjtë, mbështetjen e familjeve dhe zhvillimin e barabartë të kapaciteteve të mbrojtjes së fëmijëve.