Sekretari Shtetëror i Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Sabriu, i prezantoi prioritetet e Ministrisë për vitin 2026, në eventin e organizuar nga Kombet e Bashkuara në Republikën e Maqedonisë së Veriut, nën udhëheqjen e përfaqësuesve të UNICEF-it dhe të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në vend.
Sekretari Shtetëror Sabriu foli për katër prioritetet kryesore të Ministrisë:
-Përforcimin e sistemeve të mbrojtjes së fëmijëve dhe të familjes;
-Përforcimin e fuqisë punëtore të mbrojtjes sociale;
-Inovacionin në shërbimet sociale dhe deinstitucionalizimin; dhe
-Rininë, përfshirjen dhe qasjen
Sekretari Shtetëror si veçanërisht të rëndësishme në mbrojtjen e fëmijëve theksoi zbatimin e Planit Aksional Kombëtar për Garancinë Evropiane të Fëmijëve, vendosjen e ndërhyrjes së hershme, vendosjen e shtesës universale për fëmijë dhe përforcimin e menaxhimit të rasteve në mbrojtjen e fëmijëve dhe të koordinimit ndërsektorial.
Ai foli për përshpejtimin e deinstitucionalizimit dhe zgjerimin e shërbimeve komunitare, si dhe për zhvillimin e shërbimeve të reja për fëmijët në rrezik, viktimat e abuzimit, dhunës me bazë gjinore, njerëzit me trauma e të ngjashme, por edhe për përforcimin e mekanizmave për parandalimin dhe reagimin ndaj dhunës.
Në fushën e të rinjve, lansimi i platformës digjitale për shëndetin mendor të të rinjve të ndërlidhur me këshilla dhe këshillim onlajn për karrierën, promovimi i teknologjive ndihmëse për përfshirje dhe qasje më të madhe, si dhe zgjerimi i qasjes në shërbimet sociale dhe shëndetësore përmes modeleve telefonike, digjitale dhe hibride.
Sabriu theksoi se këto prioritete pasqyrojnë përkushtimin e përbashkët për ndërtimin e një shoqërie në të cilën çdo fëmijë, çdo familje dhe çdo komunitet mund të përparojë. Ato gjithashtu përfaqësojnë hap vendimtar drejt sistemit të mbrojtjes sociale, i cili është elastik, gjithëpërfshirës dhe i orientuar drejt dinjitetit njerëzor.
Ai përshëndeti përkushtimin, mbështetjen dhe bashkëpunimin e agjencive të OKB-së të orientuara drejt zhvillimit social në vendin tonë. Krahas kësaj, shtoi se partneriteti i këtillë i fuqishëm kontribuon në krijimin e politikave që sjellin ndryshime të qëndrueshme për qytetarët, veçanërisht për të rinjtë dhe më të cenueshmit.