Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Vellkovski dhe Dreksler: Thellimi i bashkëpunimit për të rinjtë dhe zhvillimit demografik

Vellkovski dhe Dreksler: Thellimi i bashkëpunimit për të rinjtë dhe zhvillimit demografik


Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Gjoko Vellkovski, sot zhvilloi takim me ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sh.S. Petra Dreksler.

Biseda u përqendrua rreth çështjeve me rëndësi të veçantë për të ardhmen e vendit – avancimin e politikave rinore, sfidat demografike, politikat e punësimit dhe krijimin e kushteve më të mira për të rinjtë dhe familjet.

Theks i veçantë iu kushtua mundësive për vazhdimin e bashkëpunimit në fushat e ndërlidhura me të rinjtë, si dhe rëndësisë së Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO). Bëhet fjalë për mekanizëm rajonal të themeluar nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor – Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia – synimi i të cilave është që, përmes shkëmbimit rinor, të nxitet bashkëpunimi, pajtimi dhe mirëkuptimi i ndërsjellë ndërmjet të rinjve në rajon.

Në kuadër të bisedimit u theksua mbështetja shumëvjeçare dhe e vazhdueshme e Gjermanisë për Maqedoninë e Veriut, veçanërisht përmes projekteve dhe iniciativave të orientuara drejt përmirësimit të kushteve të jetesës dhe  të zhvillimit të qytetarëve.

Ministri Vellkovski theksoi se të rinjtë janë një nga prioritetet kryesore të Ministrisë, me fokus të veçantë në pjesëmarrjen e tyre aktive në krijimin e politikave, në përmirësimin e mundësive për arsimim dhe zhvillim profesional, si dhe në krijimin e kushteve që të rinjtë ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Maqedoninë e Veriut.

Në takim, po ashtu u diskutua edhe për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e arsimit parashkollor, për zhvillimin e kapaciteteve të kopshteve për fëmijë, si dhe për konceptin e kopshteve të binjakëzuara, si mundësi për shkëmbimin e përvojave dhe të praktikave të mira.

Bashkëbiseduesit konfirmuan angazhimin e përbashkët për vazhdimin e partneritetit dhe realizimin e iniciativave të ardhshme me interes të përbashkët, me qëllim avancimin e politikave rinore dhe demografike, si dhe krijimin e perspektivave më të mira për qytetarët.

Accessibility Menu