Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Me sukses u realizua projekti për pushim dhe rekreacion të fëmijëve–verë 2026

Me sukses u realizua projekti për pushim dhe rekreacion të fëmijëve–verë 2026

Me sukses është realizuar projekti i Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve për shfrytëzimin e shërbimit për pushim dhe rekreacion të fëmijëve nga familje në rrezik social, fëmijëve përfitues të shtesës së posaçme dhe fëmijëve pa prindër dhe përkujdesje prindërore, për verën e vitit 2026.

Duke pasur parasysh rëndësinë e projektit në drejtim të avancimit të përfshirjes sociale dhe të sigurimit të qasjes së barabartë në shërbimet për pushim, rekreacion dhe aktivitete edukative dhe argëtuese, këtë vit u mundësua pjesëmarrja e një numri më të madh të fëmijëve që i plotësojnë kushtet.

Projekti u realizua në 7 grupe, në periudhën nga 1 korriku deri më 28 gusht të 2026-ës, në Dojran.

Pushimi dhe rekreacioni falas përfshiu qëndrimin shtatëditor të fëmijëve dhe shoqëruesve të tyre, përkatësisht 6 ditë me qëndrim të plotë, me akomodim dhe tri vakte në ditë, si dhe aktivitete të organizuara sportive, edukative dhe argëtuese.

Fëmijëve iu mundësua të kalojnë një pushim veror cilësor dhe të përmbushur, të shoqërohen, të fitojnë njohuri dhe aftësi të reja, si dhe të marrin pjesë në aktivitete, të cilat kontribuojnë në zhvillimin e tyre të drejtë dhe në socializimin.

Ky projekt zbatohet me sukses që nga vera e vitit 2012, duke ofruar mbështetje të vazhdueshme dhe duke krijuar mundësi të barabarta për fëmijët e kategorive të cenueshme.

Buzëqeshje të lumtura fëmijërore, miqësi të reja dhe kujtime të bukura – edhe një aktivitet i realizuar me sukses në drejtim të krijimit të kushteve më të mira dhe mundësive të barabarta për çdo fëmijë.

 

Accessibility Menu