Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Takimi Sabriu – Riker në Uashington

Takimi Sabriu – Riker në Uashington

Sekretari Shtetëror i Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Sabriu, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Uashington - SHBA, realizoi takim me ambasadorin Filip T. Riker.

Në takim ishte diskutuar për reformat në politikën sociale, me fokus të veçantë në përfshirjen e personave me aftësi ndryshe dhe mbrojtjen e fëmijëve.

“Ndajmë të njëjtin mendim se përfshirja e të rinjve në proceset e vendimmarrjes është me rëndësi jetike për një shoqëri progresive”- theksoi Sabriu.

Sekretari Shtetëror informoi se në takim është diskutuar hapur edhe për situatën aktuale politike në vend, si dhe për domosdoshmërinë e përshpejtimit të procesit të saj të euro-integrimit.

“Mbështetja nga partnerët tanë strategjikë mbetet shtylla kryesore e rrugës sonë drejt familjes evropiane” - porositi Sabriu nga Uashingtoni.

Accessibility Menu