Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Takim Limani-Miler

Takim Limani-Miler

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, e ka takuar përfaqësuesen e UNICEF-it në Maqedoninë e Veriut, Lesli Miler.

 

Fokusi i veçantë i takimit ishin çështjet të cilat kanë të bëjnë me mbrojtjen e fëmijëve, zgjerimin e sistemit të shërbimeve sociale, rishikimin e sistemit për shtesat për fëmijë, implementimin e Strategjisë për prindërim, përmirësimin e kushteve në kopshtet e fëmijëve dhe Qendrat për punë sociale.

 

Gjithashtu, gjatë takimit u diskutua edhe për nevojën e riaktivizimit të Trupit Nacional Koordinues për mbrojtjen e fëmijëve në nivel të pushtetit ekzekutiv, si dhe për organizimin një dialogu multilateral në tetor të këtij viti,  me fokus mbrojtjen e fëmijëve.

 

Në takim u arrit pajtueshmëri për intensifikimin e bashkëpunimit në periudhën që vijon.

Accessibility Menu