Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Vazhdon bashkëpunimi me Bankën Botërore

Vazhdon bashkëpunimi me Bankën Botërore

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, ka zhvilluar sot takim pune me drejtoreshën e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Xiaoqing Yu.

 

Gjatë takimit, përveçse shprehën kënaqësi për bashkëpunimin e deritanishëm dhe theksuan  rëndësinë e thellimit të  këtij bashkëpunimi, të dy bashkëbiseduesit diskutuan edhe për çështje të cilat kanë të bëjnë me shërbimet sociale dhe sistemin pensional.

 

Ministri Limani e informoi drejtoreshën Yu për vendimin e Qeverisë për rritjen e pensioneve.

 

Drejtoresha e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Yu, shprehu gatishmëri për sigurimin e ndihmës profesionale në gjetjen e një modeli që do të mundësonte rritjen e pensioneve në mënyrë sa më efikase.

Accessibility Menu