Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Takimi Limani-Epting: Mbetemi të përqendruar në përmbushjen e standardeve ndërkombëtare dhe evropiane në fushën e integrimit të personave nën mbrojtje ndërkombëtare

Takimi Limani-Epting: Mbetemi të përqendruar në përmbushjen e standardeve ndërkombëtare dhe evropiane në fushën e integrimit të personave nën mbrojtje ndërkombëtare

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani, realizoi takim me përfaqësuesen e re të UNHCR-së për Evropën Qendrore dhe Juglindore, me kompetencë për Maqedoninë e Veriut, znj. Nikoll Epting. Palët diskutuan mbi thellimin e bashkëpunimit dhe të përpjekjeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut në fushën e integrimit të personave nën mbrojtje ndërkombëtare.
Në takim, UNHCR-ja ndau prioritetet kryesore të ndërlidhura me Forumin Global të Refugjatëve, ndërkaq, Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, në emër të Qeverisë, konfirmoi angazhimin formal për përmirësimin e kuadrit institucional dhe të politikave gjithëpërfshirëse, të dorëzuar vitin e kaluar.
Ministri i informoi partnerët se në rrjedhë e sipër është përpunimi i Strategjisë për Integrimin e Personave nën Mbrojtje Ndërkombëtare dhe të të Huajve – dokument, i cili, është pjesë e rëndësishme e Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit dhe të reformave në rrugën drejt BE-së.
Limani tregoi se Ministria mbetet e përqendruar në përmbushjen e standardeve ndërkombëtare dhe evropiane, si dhe në qasjen për strehim, kujdes social dhe shëndetësor, veçanërisht për fëmijët e pashoqëruar.
UNHCR-ja konfirmoi mbështetjen e saj mbi përforcimin e kuadrit integrues, edhe në kushte të sfidave financiare globale.
Palët shprehën bindjen e tyre për vazhdimin e partneritetit të fuqishëm në interes të ndërtimit të një shoqërie humane dhe gjithëpërfshirëse.

Accessibility Menu