Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

U realizuan trajnime për përforcimin e kapaciteteve të politikave dhe buxhetimit të përgjegjshëm gjinor

U realizuan trajnime për përforcimin e kapaciteteve të politikave dhe buxhetimit të përgjegjshëm gjinor

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme të saj dhe me mbështetjen e “UN Women”-it, i realizoi me sukses dy trajnime dy-ditore të destinuara për zyrtarët administrativë, për përforcimin e kapaciteteve të krijimit të politikave dhe buxhetimit të përgjegjshëm gjinor.

Trajnimi “Hyrje në Monitorimin dhe në Vlerësimin e Politikave të Përgjegjshme Gjinore” u mbajt më 18 dhe 19 dhjetor dhe më 22 dhe 23 dhjetor të 2025-ës, në Qendrën e Resurseve për Politikëbërje dhe Buxhetim të Përgjegjshëm Gjinor.

Qëllimi i trajnimeve ishte njohja e zyrtarëve administrativë me kuptimin, qëllimet dhe qasjet e monitorimit dhe të vlerësimit të politikave publike, me theks të veçantë në politikat  e përgjegjshme gjinore. Pjesëmarrësit fituan kuptim bazë të koncepteve të monitorimit dhe të vlerësimit, rolit të tyre në hartimin e politikave publike dhe rëndësisë së integrimit të perspektivës gjinore në të gjitha fazat e ciklit të politikës.

Ministria mbetet e përkushtuar në avancimin e kapaciteteve institucionale dhe në promovimin e barazisë gjinore në politikat publike.

Accessibility Menu