Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, e përfaqësuar nga ministri Gjoko Velkovski, Komuniteti i Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (KNJVL), përfaqësuar nga kryetari Orce Gjorgjievski dhe Këshilli Kombëtar Rinor i Maqedonisë (KKRM), përfaqësuar nga Sekretarja e Përgjithshme Mariana Angelova, nënshkruan një Memorandum Bashkëpunimi gjatë "Takimit për Rrjetëzim dhe Partneritet për Pjesëmarrjen e të Rinjve në Nivel Lokal", duke konfirmuar mbështetjen e tyre për themelimin dhe zhvillimin e Rrjetit të Nëpunësve për Rininë.
Bashkëpunimi synon të krijojë dhe të zhvillojë një rrjet të zyrtarëve për rininë, i cili do të shërbejë si mekanizëm për lidhjen, mbështetjen, shkëmbimin e përvojave dhe nxitjen e zhvillimit profesional të nëpunësve që punojnë me çështje që lidhen me rininë në nivel lokal.
Memorandumi përcakton angazhimin e përbashkët të palëve për krijimin e një mekanizmi funksional për mbështetjen e zyrtarëve për çështje rinore dhe nuk krijon detyrime financiare për asnjërën prej palëve, përveç rasteve kur është rënë dakord shprehimisht për këtë brenda tekstit të Memorandumit.
Në ngjarje morën pjesë përfaqësues të njësive të vetëqeverisjes lokale, nëpunës për çështje të rinisë dhe organizata rinore, me qëllim avancimin e koordinimit t të ndërsjellë, shkëmbimin e përvojave dhe krijimin e mekanizmave më efektivë për mbështetjen e të rinjve në komunitetet lokale.
Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Gjoko Vellkovski, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm midis qeverisë qendrore, asaj lokale dhe sektorit të rinisë, duke theksuar se politikat e suksesshme për rininë duhet të bazohen në nevojat reale të të rinjve dhe të krijojnë mundësi konkrete për pjesëmarrjen e tyre.
"Detyra jonë nuk përfundon me hartimin e politikave, dokumenteve strategjike dhe zgjidhjeve ligjore në nivel kombëtar. Rezultati i vërtetë shihet në zbatimin e tyre në terren dhe nëse ato sjellin ndryshime konkrete në jetën e të rinjve," theksoi ministri Vellkovski.
Krijimi i Rrjetit të Nëpunësve për Rininë krijon një mekanizëm për lidhjen e profesionistëve që punojnë me të rinjtë në nivel lokal, si dhe një hapësirë për shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira, zhvillimin profesional, mbështetjen e ndërsjellë dhe gjetjen e përbashkët të zgjidhjeve për sfidat me të cilat përballen të rinjtë.
Rrjeti do të kontribuojë gjithashtu drejt një komunikimi më të mirë ndëmjet Ministrisë dhe Njësive të vetëqeverisjes lokale, duke mundësuar që nevojat dhe përvojat në nivel lokal të merren parasysh gjatë hartimit dhe zbatimit të politikave për rininë.
Nënshkrimi i Memorandumit ndërmjet Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, KNJVL dhe KKRM përfaqëson një angazhim të përbashkët për të mbështetur themelimin dhe zhvillimin e Rrjetit të nëpunësve për të rinj, si dhe për të përforcuar bashkëpunimin në nivel lokal.
"Të rinjtë duhet të dëgjohen, idetë e tyre të njihen dhe pjesëmarrja e tyre të jetë reale e thelbësore, e jo thjesht formale. Detyra jonë është të krijojmë mjedise lokale ku të rinjtë të ndihen si pjesë e rëndësishme e komunitetit dhe të kenë mundësinë të kontribuojnë në zhvillimin e tij përmes njohurive, energjisë dhe nismave të tyre" theksoi Vellkovski.
Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve mbetet e përkushtuar për ndërtimin e një sistemi funksional për të mbështetur të rinjtë dhe për të zhvilluar partneritete me vetëqeverisjen lokale dhe sektorin rinor.
Themelimi i Rrjetit të nëpunësve për të rinj dhe nënshkrimi i Memorandumit përbëjnë një hap të rëndësishëm drejt një koordinimi më të fuqishëm, mbështetjes më të mirë institucionale dhe krijimit të më shumë mundësive për të rinjtë në komunitetet lokale.