Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Hapet zyra rajonale e Qendrës për Punë Sociale të Kriva Pallankës në Komunën e Rankocit

Hapet zyra rajonale e Qendrës për Punë Sociale të Kriva Pallankës në Komunën e Rankocit

Në Komunën e Rankovcës sot u hap zyra rajonale e Qendrës për Punë Sociale të Kriva Pallankës, me ç’rast, për herë të parë banorëve të kësaj komune u mundësohet qasje më e lehtë dhe më e përshtatshme ndaj shërbimeve dhe të drejtave nga mbrojtja sociale.
Në ceremoninë e hapjes morën pjesë ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Gjoko Vellkovski, kryetari i Komunës së Rankocit, Daniel Pavllovski, si dhe drejtoresha e Qendrës për Punë Sociale të Kriva Pallankës.
Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Gjoko Vellkovski, theksoi se përafrimi i shërbimeve me qytetarët shënon hap të rëndësishëm drejt krijimit të sistemit më të qasshëm të mbrojtjes sociale.
“Me hapjen e kësaj zyre rajonale, për herë të parë sigurojmë qasje të drejtpërdrejtë në shërbimet e Qendrës për Punë Sociale për qytetarët e Rankocit. Me këtë nënkuptohet se ata do të mund t’i realizojnë më lehtë të drejtat e tyre nga mbrojtja sociale, pa pasur nevojë të udhëtojnë deri në Kriva Pallankë. Qëllimi ynë është që institucionet të jenë më pranë qytetarëve, ndërkaq shërbimet të jenë më të qasshme për të gjithë, pavarësisht vendbanimit” - tha ministri Vellkovski.
Hapja e zyrës rajonale paraqet hap drejt përmirësimit të qasjes në mbështetjen institucionale në komunat më të vogla, me reduktim të barrierave administrative dhe atyre gjeografike, me të cilat përballen qytetarët gjatë realizimit të të drejtave të tyre.
Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve vazhdon me aktivitete të orientuara drejt përmirësimit të qasjes dhe të cilësisë së shërbimeve sociale, si dhe krijimit të kushteve për realizimin më të thjeshtë të të drejtave nga mbrojtja sociale.

Accessibility Menu