Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Ministri Vellkovski në takim me përfaqësues të Gjysmëhënës së Kuqe Turke dhe Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Ministri Vellkovski në takim me përfaqësues të Gjysmëhënës së Kuqe Turke dhe Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Gjoko Vellkovski, zhvilloi takim me kryetaren e Gjysmëhënës së Kuqe Turke, prof. dr. Fatma Meriç Yılmaz dhe me përfaqësues të tjerë të organizatës dhe të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në të cilin u konfirmua gatishmëria e ndërsjellë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes sociale.
Në takim u përshëndet nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit dhe Bashkëpunimit në fushën e shërbimeve sociale ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë, të cilin e nënshkruan ministri Velkovski dhe ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale e Republikës së Turqisë, Mahinur Özdemir Göktaş.
Krahas kësaj, u theksua se Memorandumi nuk përfaqëson vetëm dokument, por edhe detyrim që përvojat dhe njohuritë e mira të shndërrohen në zgjidhje konkrete, nga të cilat qytetarët do të kenë përfitime.
U shpreh kënaqësia e bashkëpunimit të deritanishëm me Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe me Gjysmëhënën e Kuqe Turke, si dhe gatishmëri për aktivitete të reja të përbashkëta të orientuara drejt avancimit të shërbimeve sociale.
Në takim vëmendje e posaçme iu kushtua sfidave demografike me të cilat përballen të dyja vendet, siç është plakja e popullsisë, por edhe nevojës për krijimin e kushteve më të mira për të rinjtë.
Bashkëbiseduesit u pajtuan se nuk mund të flitet për demografinë vetëm përmes shifrave. Kështu që, është e nevojshme të krijohen kushte që të rinjtë të qëndrojnë në vendin e tyre, të punojnë, të përparojnë dhe ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në vendlindje.
Vellkovski theksoi se pikërisht shkëmbimi i përvojave dhe puna e përbashkët me partnerët ndërkombëtarë mund të kontribuojnë në krijimin e politikave sociale më efikase.
Qëllimi ynë është i qartë – mbrojtje sociale më e fuqishme, shërbime më cilësore dhe më shumë mundësi për të rinjtë. Andaj, partneritetet, ndarja e njohurive dhe e përvojave, si dhe shndërrimi i tyre në rezultate konkrete, janë me rëndësi të madhe” - theksoi Vellkovski.

Accessibility Menu