Zëvendësministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Gjoko Vellkovski, së bashku me Kryeministrin, Prof. Dr. Hristian Mickoski dhe me Kryetarin e Komunës së Sopishtit, Jane Micevski, hapën kopshtin e ri për fëmijë “Dielli” në Komunën e Sopishtit.
Kopshti është i treti që hapet në fillim të këtij viti dhe është i destinuar për kujdesin e fëmijëve të moshës 9 muaj deri në 6 vjeç. Me hapjen e tij, kushtet për kujdesin dhe edukimin e fëmijëve të moshës parashkollore përmirësohen ndjeshëm, si dhe zgjidhet çështja e listave të pritjes në Komunën e Sopishtit.
Paralelisht me këtë aktivitet, në territorin e Qytetit të Shkupit janë duke u zhvilluar projekte për ndërtimin, rikonstruimin dhe sendërtimin e objekteve për mbrojtjen e fëmijëve në komunat e Gazi Babës, të Kisella Vodës, të Aerodromit, të Gjorçe Petrovit dhe të Butelit.
Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve vazhdon të realizojë politika dhe investime të orientuara drejt përparimit të kujdesit për më të rinjtë dhe sigurimit të kushteve më të mira për familjet.